ÇDO GJË KA BUKURI

Bukuria e zemrës është në frikën nga Allahu.
Bukuria e mendjes është në dituri.
Bukuria e shpirtit është në falënderim.
Bukuria e gjuhës është në heshtje.
Bukuria e fytyrës është në adhurim.
Bukuria e zemrës është në lënien e zilisë.
Bukuria e fshehtësisë është në durim.
Bukuria e shërbimit është në sjellje.
Bukuria e të folurit është në sinqeritet.
Bukuria e trupit është në modesti.
Bukuria e gjithë kësaj është në suksesin nga Allahu.
Allahu na furnizoftë me bukurinë e jashtme dhe të brendshme.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU