ÇDO PERSON NË BRENDËSI E KA TREGIMIN E VET TË PIKËLLIMIT

Çdo person, thellë në brendësi, e ka tregimin e vet të pikëllimit.

Person, që në brendësi ka gjynah e nga ai do të pendohet.

Person, që ndërgjegjja e tij ndien dhembje nga gjynahu i bërë.

Person, që në brendësinë e tij ka frikë nga vetmia dhe nga e panjohura.

Person, që ka vuajtur nga ata që i ka dashuruar, apo vuan për ata që i do.

Person, që nuk mundet ta paraqesë njerëzimin e tij të vërtetë.

Person, që është lodhur nga sakrifica.

Person, që i frikësohet dashurisë.

Person, që do kthim.

Person, që i frikësohet ndarjes.

Person, që për çdo ditë qan për ata që u larguan nga dynjaja.

Person, që ngrihet natën dhe qan për Allahun dhe i ankohet për brengat e tij.

Persona, të cilët i lexojnë këto fjalë, që ta gjejnë veten në disa nga këta rreshta të lartpërmendur.

Dhe persona, që nuk e gjejnë veten në asnjë vend!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU