ÇDO SËMUNDJE E KA EDHE ILAÇIN E VET

Më pyetën për ilaçin e dhimbjes, u përgjigja durimi.
Më pyetën për ilaçin e dështimit, u përgjigja vazhdimësia.
Më pyetën për ilaçin e zilisë, u përgjigja injorimi.
Më pyetën për ilaçin e urrejtjes, u përgjigja dashuria.
Më pyetën për ilaçin e armiqësisë, u përgjigja bamirësia.
Më pyetën për ilaçin e shpifjes dhe përgojimit, u përgjigja heshtja.
Më pyetën për ilaçin e injorancës, u përgjigja dituria.
Më pyetën për ilaçin e së keqes, u përgjigja morali.
Më pyetën për ilaçin e belave, u përgjigja falënderimi i Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU