Certifikohen tetë hafëz të Kuranit

Tetë hafëz të Kuranit janë certifikuar me diploma nga Bashkësia Islame e Kosovës pasi kanë kaluar me sukses provimin para komisionit vlerësues.Komisioni profesional i përbërë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti dhe anëtarët hafëz, Safet ef, Hoxha dhe hafëz, Etem ef Alanka, dëshmuan se hafëzët e rinj ishin të shkëlqyer në testim.

Në këtë ceremoni të ndarjes së diplomave mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi hafëzët e rinj duke thënë se Bashkësia Islame është pasuruar me këta hafëz. Në fund u bë ndarja e certifikatave për hafëzët e rinj të cilët diplomuan edhe zyrtarisht.

Në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës për memorizimin e Kuranit funksionojnë instituti i hivzit në Gjakovë dhe Prizren dhe së shpejti priten të hapen edhe qendra të tjera për memorizimin e Kuranit në Pejë dhe Rahovec për të vazhduar me qendra të tjera në Gjilan Mitrovicë e Vushtrri.