Përbërësit:
- 1 pulë ose 1kg kaqika të pulës
- 15 lugë gjelle miell misri
- 2 dl vaj ose 200 gr gjalpë
- 1 qepë
- 1lugë gjelle krip
- 200gr petë bakllave
- Biber t’kuq
- Biber t’zi
Mënyra e gatimit:
Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula. Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa. Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min. Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher.