Çervish me mish të pulës

Përbërësit:

  • 1 pulë ose 1kg kaqika të pulës
  • 15 lugë gjelle miell misri
  • 2 dl vaj ose 200 gr gjalpë
  • 1 qepë
  • 1lugë gjelle krip
  • 200gr petë bakllave
  • Biber t’kuq
  • Biber t’zi

Mënyra e gatimit:

Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula. Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa. Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min. Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher.