Deri më tani është folur shumë për Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, të cilët thuhet se mund të paraqiten gjatë kësaj jave në panairin e CES.
Ndërsa tani sipas një raporti të ri thuhet se Samsung Galaxy S6 Edge mund të debutojë si një pajisje me edicion të limituar në treg, dhe në sasi më të vogla, siç kishte ndodhur me Galaxy Note Edge.
Samsung Galaxy S6 Edge thuhet se do të vijë me ekran të lakuar, ngjashëm sikurse paraardhësi i tij – Galaxy Note Edge.
Pajisja e re e Samsung besohet se do të ketë specifika të ngjashme me Galaxy S6, ndërsa diagonalja e ekranit të këtij modeli pritet të arrijë në 5 inç në cilësinë e ekranit QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.
Karakteristikat tjera të përfolura për Galaxy S6 Edge përfshijnë edhe njërin variant të procesorit; Samsung Exynos 7420 apo 64-bit Qualcomm Snapdragon 810, varësisht prej tregjeve ku debuton.
Galaxy S6 Edge gjithashtu pritet të sjell edhe 3GB ose 4GB RAM, me kamerën kryesore që ofron ose 16 ose 20MP. (Telegrafi)