Ç’është aureti?

Pyetja:

Ç’është aureti (vendet e turpshme që duhet të mbulohen) për gruan para fëmijëve të saj, para grave që nuk janë muslimane, para grave muslimane dhe para burrave të huaj?

Përgjigja:

1) Kur është fjala para fëmijëve të saj auret është prej mbi kërthizë e deri nën gjunj por, nëse mund të ketë provokime, atëherë duhet të mbulojë të gjitha ato pjesë që ka mundësi të jenë shkak për fitne.

2) Dispozita lidhur para grave që nuk janë muslimane është njëlloj si ndaj burrave të huaj. Por, Imam Gazaliu thotë se kjo gjë është e varur me atë kur mundësia është më e madhe që ajo grua jomuslimane mund t’ua përshkruajë shokëve të saj bukuritë e gruas muslimane kështu që atyre t’u mundësohet mënyra për të kontaktuar me to dhe për t’i mashtruar.
3)Gratë muslimane kanë të drejtë të shohin prej saj ato pjesë që kishin të drejtë të shohin fëmijët e saj.

4)Burrat e huaj sipas shumicës së dijetarëve nuk lejohet që të shohin prej saj në përjashtim të fytyrës dhe duarve ndërsa sipas disave nuk lejohet poashtu edhe fytyra dhe as duartë.

5) Kur fëmiu, qoft mashkulli apo femra, arrin moshën kur bëhet I mundshëm për epsh, atëherë vasha konsiderohet si gruaja e madhe ndërsa, fëmiu mashkull ka statusin e burrit të moshës madhore.