Ç’është DUHANI?!

Ai që e braktis duhanin për hir të Zotit, i Cili ia dhuroi shëndetin, do t’i kompensohet shumëfish. BRAKTISJA E DUHANIT, SHPËTIMI I SHËNDETIT!
– Pirja e duhanit është një nga veset më të liga, më të ulëta dhe më të dëmshme në shoqërinë tonë. Duhani është pjesë përbërëse e familjes së drogës. Konsumuesi i duhanit është ndotës shumë i madh, ai irritohet nga shoqëria, dhe gjithashtu duke pirë duhan i bën padrejtësi vetes duke u helmuar me tymin shkatërrues.

– Duhani është në shkallë ndalese, si në aspektin shkencor, ashtu edhe në atë fetar. Zoti nuk i do duhanpirësit, të cilët përveç që i bëjnë dëm vetes së tyre, ndotin ajrin dhe dëmtojnë edhe të tjerët. Ai që e braktis duhanin për hir të Zotit, i Cili ia dhuroi shëndetin, do t’i kompensohet shumëfish.

– Duhani shkakton sëmundje të ndryshme; duke filluar nga kanceri i mushkërive; pastaj dëmton rrugët e frymëmarrjes, faringun, laringun, gojën, gjuhën; rrugët e sistemit të tretjes, stomakun, pankreasin, veshkat, fshikëzën e urinës dhe mitrën tek femrat. Është bërë e ditur se shkakton 30% të vdekjeve; ndërsa 90% e vdekjeve nga kanceri i mushkërive është pasojë e duhanit. Nëse doni shëndet, braktiseni atë.

– Tymi i cigares përmban rreth 4.000 lloje të kimikateve, nga të cilat 2.000 janë helme. Sipas statistikave të kryera në vitet 1950-1975, 10 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga duhani, ndërkohë që në vitet 1975-2000 pritej që kjo shifër të kapte vlerën 50 milionëshe. Çdo 6.5 minuta në botë vdes një njeri nga pasojat e duhanit.

– Shpenzimet e mëdha që bëhen nga prodhimi, shitja dhe blerja e duhanit dëmtojnë rëndë ekonominë e shoqërive. Kush ia do të mirën shëndetit të vet, e braktis duhanin. T’i themi duhanit mjaft, që ta ruajmë veten, shoqërinë përreth dhe ambientin në përgjithësi.

BRAKTISJA E DUHANIT, SHPËTIMI I SHËNDETIT!

 

pertymoter.net