03BDE81D-CE7E-4888-822A-5EBAAEBD0D20

Çfarë duhet bërë kur dikush të lë amanet paratë e tij?

Pyetja:

Çfarë duhet të bësh kur dikush të lë amanet paratë e tij?

***

Përgjigjja:

Ai të cilit i lihen të holla për t’i ruajtur si amanet, nuk duhet t’i përdorë ato vetëm se me lejen e poseduesit të parave. Ai duhet t’i ruajë siç ruan pasurinë e vet, madje me seriozitet më të madh. Nëse ndodh t’i marrë pa leje, apo t’i vërë në përdorim biznesi, në këtë rast duhet t’i kërkojë hallallin për këtë. Nëse ai e fal, përndryshe duhet t’i jap fitimin e tregtisë që ka bërë, ose të bie në ujdi për gjysmën, apo ndonjë pjesë tjetër të fitimit.

Shejh Ibn Baz, “Fetva” 19/412

Përktheu: Fatjon Isufi