Çfarë duhet të bëjmë nëse e djegim gjuhën me pije të nxehtë?

Ndjesia e djegies së gjuhës është një gjendje që vjen e bëhet më e dhimbshme pasi kalojnë disa minuta. Një nga gjërat më të këqija që mund të të ndodhin ndonjëherë. Kur bëhet fjalë për mëngjesin, është edhe më keq, nëse e pi kafen me shumë nxitim (seriozisht, nëse flet edhe në chat me ndonjë). Kur nuk e llogarit dot sasinë e kohës që të duhet për të dalë dhe e kthen kafen me shpejtësi marramendëse, kur nuk i reziston dot picës që ke përpara apo edhe gjellës së shijshme në shtëpi, pasojat mund të jenë të rënda. Jo vetëm që të dhemb gjuha nga djegia, por edhe për dy ditë më vonë nuk e merr dot më veten, aq sa edhe ushqimet i shijon me vështirësi.

Po çfarë duhet të bësh menjëherë sapo ke djegur gjuhën? Kura e menjëhershme është vetëm pak sheqer (mënyra më e përshtatshme sa herë të ndodh të djegësh gjuhën.) Nëse spërkat pak sheqer në gjuhë menjëherë pas djegies, ai do ta shpërndajë dhimbjen dhe pas disa minutash nuk do të ndiesh më asgjë. Nëse mjalti është më i shpejtë në këto raste, atëherë një lugë mjaltë do të ketë të njëjtin funksion.