Rtv Pendimi
Shëndetësi

Çfarë duhet të dini nëse keni probleme me mëlçinë

Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Mëlçia ka disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit; prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Kequshqyerja apo ushqime të caktuara mund të çojnë në keqfunksionimin e saj, por ushqimet e duhura do ta ndihmojnë mëlçinë të detoksifikohet dhe të funksionojë normalisht. Ja për çfarë bëhet fjalë, siç e transmeton MAPO:

Arra:

Arrat janë plot me aminoacide yndyrore esenciale, por arrat në veçanti kanë shumë ‘l-arginine’ dhe ‘glutathione’, të cilat mund të ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë dhe në oksigjenimin e gjakut. Është byku i arrës, që është gjetur shpesh në produktet e pastrimit të mëlçisë, që ju mund të blini në farmaci. Por pse të mos hani më mirë arra?

Grejpfrut:

Ky frut është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyer në pastrimin e mëlçisë. Një nga flavonoidet në grejpfrut, ‘naringenin’, ka në përmbajtjen e vet një përbërës, që e bën mëlçinë ta djegë dhjamin, në vend që ta depozitojë atë.

Qepët dhe hudhrat:

Ushqimet e pasura me sulfur kanë një nga llojet kryesore të molekulave, të përdorura për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë nga një gamë e gjerë toksinash. Ushqime, si: qepët, hudhrat dhe të verdhat e vezëve futen në këtë kategori. Hudhra përmban allicin dhe selen, të cilët janë provuar se mbrojnë mëlçinë nga mbingarkesat toksike.

Çaj jeshil:

Çaji jeshil ka veti antioksidante dhe është plot me katecinë, një lloj antioksidanti bimor, i njohur për eliminimin e yndyrës dhe për nxitjen e funksionimit të duhur të mëlçisë. Ai gjithashtu mbron kundër toksinave, që mund të shkaktojnë dëme serioze të mëlçisë.

Shafrani i Indisë:

Shafrani i Indisë mbron mëlçinë nga veprimi i agjentëve toksikë dhe madje rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë. Shafrani i Indisë, gjithashtu rrit prodhimin biliar (një lëng tretës që prodhohet nga mëlçia) dhe “pluhura” -ilaçe të mëlçisë, të dobishme për ata që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit.

Të ngjajshme

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Kushtrim Guraj

Ramazani – muaji i shëndetit

Hevzi Hasani

Përgatitni trupin tuaj për Ramazan me këto këshilla për shëndetin

Kushtrim Guraj

Epidemia e Covid 19 po merr ngadalë rrjedhën e zakonshme të çdo infeksioni viral sezonal

Kushtrim Guraj

Mbrojtja më e mirë kundër çdo virusi

Kushtrim Guraj

A e dini nga vjen fjala Karantena ?

Hevzi Hasani

Stresi dhe shëndeti

Qëndrim Ibrahimi

S’do ju vijë kurrë moment më i mirë për të lënë cigaren

Qëndrim Ibrahimi

COVID 19 – çfarë duhet vepruar

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU