[There are no radio stations in the database]
Çfarë është fidja, apo kompensimi i agjërimit për ata që nuk mund të agjërojnë dhe si bëhet?

Çfarë është fidja, apo kompensimi i agjërimit për ata që nuk mund të agjërojnë dhe si bëhet?

  1. Përkufizimi i fidjes
    Fidja është kompensimi që jepet nga personat që nuk janë në gjendje të agjërojnë muajin e Ramazanit për arsye të justifikueshme dhe nuk kanë shpresë se kompensimin mund ta bëjnë me agjërim në ditët pas Ramazanit. Fidja konsiston në dhënien e ushqimit për të varfërit në vend të agjërimit të ditëve të humbura.
  2. Kush e jep fidjen?
  • Personat e moshuar që nuk mund të agjërojnë dhe nuk kanë shpresë për rikuperim.
  • Personat me sëmundje kronike të pashërueshme, të cilët nuk mund ta përballojnë agjërimin.
  • Gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijët me gji, nëse kanë frikë për shëndetin e tyre ose të foshnjës (si Ibni Abasi dhe Ibnu Umeri).
  1. Argumentet islame për fidjen
  2. Nga Kurani
    Allahu i Madhëruar thotë:
    “Ndërsa ata që nuk kanë mundësi ta përballojnë, (le të japin) kompensim – ushqim për një të varfër.”
    (Surja El-Bekare, 2:184)

Ky ajet është argument për ata që nuk mund të agjërojnë për arsye të justifikueshme dhe të përhershme.

  1. Nga Suneti
    Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë:
    “Ky ajet nuk është shfuqizuar. Ai vlen për pleqtë e moshuar që nuk mund të agjërojnë, ndaj ata japin fidje për çdo ditë të humbur.”
    (Transmeton Ebu Davudi dhe Bejhakiu)

Në një transmetim tjetër nga Enesi ibn Maliku (radijAllahu anhu), kur u plak dhe nuk mund të agjëronte më, ai ushqente një të varfër për çdo ditë të Ramazanit.
 (Transmeton Darakutni dhe Bejhakiu)

  1. Si llogaritet dhe si jepet fidja?
  • Për çdo ditë të paagjëruar, duhet të jepet ushqim për një të varfër.
  • Sasia e ushqimit është përafërsisht 1 mudd (rreth 750g grurë ose 1.5 kg oriz apo ushqim i ngjashëm), sipas fikhut Hanefi, ose një vakt i plotë sipas medhhebeve tjera.
  • Mund të jepet si ushqim i gatuar ose si produkte ushqimore për të varfërit.
  • Zgjidhja më e lehtë është të konsultohet institucioni kryesor që rregullon  çështjet e muslimanëve në vendet respektive, në rastin tone në Kosovë, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës për të kuptuar se sa është vlerësuar vlera e Fidjes për vitin e caktuar.
  1. A lejohet dhënia e parave në vend të ushqimit?
  • Sipas medhhebit Hanefi, është e lejuar që fidja të jepet në formë parash me vlerën ekuivalente të ushqimit, me qëllim që ato mjete të përdoren për ushqim.
  • Medhhebet tjera (Maliki, Shafi’i, Hanbeli) kërkojnë që ajo të jepet vetëm si ushqim i drejtpërdrejtë.
  1. Në vendet tona, kjo mund të realizohet duke gjetur të varfër dhe duke ua dërguar ushqimin ose paratë, në Bashkësinë Islame të Kosovës apo pranë organizatave që e realizojnë këtë amanet duke punuar me të varfërit dhe personat në nevojë.

Përfundim
Fidja është një lehtësi e dhënë nga Allahu për ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë. Ajo është detyrim për ata që kanë arsye të përhershme dhe duhet të jepet sipas rregullave të përcaktuara nga sheriati.

Allahu e di më së miri!

Burimi: pergjigje.net


[There are no radio stations in the database]