Inteligjenca njerëzore është një aftësi komplekse mendore që ka të bëjë me mënyrën se si ne i kuptojmë, planifikojmë, zgjidhim problemet dhe mësojmë. Zakonisht, njerëzit e lidhin inteligjencën me arritjet akademike, megjithatë ajo duhet të kuptohet pak më gjerësisht. Rezonimi, zgjidhja e problemeve, të menduarit abstrakt, mësimi i shpejtë dhe mësimi nga përvoja janë aftësitë që një person duhet t’i përshtatet dhe t’i kapërcejë pengesat në mjedisin e tij, dhe jo vetëm për t’i zgjidhur detyrat intelektuale.
Sa lloje të inteligjencës ekzistojnë?
Janë zhvilluar debate të shkencëtarëve që janë marrë me hulumtimin rreth asaj nëse inteligjenca është aftësi e përgjithshme mendore që i dallon njerëzit, apo ajo përbëhet nga aftësi të shumta që janë të pavarura nga njëri-tjetra.
Doli që aftësitë specifike intelektuale të veçanta, aftësia numerike, rrjedhshmëria verbale, kujtesa, rezonimi, të kuptuarit verbal, aftësia vizuale etj., mund të trajtohen veçmas, por që ekziston edhe diçka e përbashkët, një faktor i përgjithshëm ose i ashtuquajturi. Faktori-g i inteligjencës që e përfaqëson aftësinë e përgjithshme intelektuale. Shumica e testeve të inteligjencës bazohen në këtë parim, dhe si rezultat ne e fitojmë “IQ”, që është një matje e aftësive të përgjithshme intelektuale.
Si matet inteligjenca?
Matja e inteligjencës kryhet me ndihmën e testeve të inteligjencës që përbëhet nga grupe detyrash që e matin aftësinë specifike intelektuale, dhe si rezultat fitohet një rezultat unik “IQ” i cili është produkt i matjes së të gjitha këtyre aftësive.
Ekzistojnë teste të ndryshme të inteligjencës dhe ato mund të dallojnë në zgjedhjen dhe shkallën e përfaqësimit të aftësive specifike intelektuale që ata matin.
Ajo që është e rëndësishme, gjatë përdorimit të testeve të inteligjencës, është se ato duhet të jenë të standardizuara për popullatën të cilës i takon personi që i nënshtrohet matjes së inteligjencës. Testet e inteligjencës që gjenden nëpër internet apo në revista nuk janë të standardizuara.
Për çfarë shërbejnë testet e inteligjencës?
Vlerësimet e inteligjencës kryhen më së shpeshti gjatë regjistrimit në shkollë, për qëllime profesionale, klinike apo gjatë zgjedhjes së kandidatëve për punë.
Autore: Sanja Marjanović
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Islampress.ch]