Çfarë kuptimi ka shprehja,- ” Dijetarët janë robër të ditur të Zotit,-?!

Pyetja:
Çfarë kuptimi ka shprehja,- ” Dijetarët janë robër të ditur të Zotit,-?!

Përgjigjeja:
Robêrit e ditur të Allahut( që i zbatojnë porosit e tij) janê ulemaja të cilët veprojnê mbas diturisë sê tyre dhe i nênshtrohen me sinqeritet urdhërave dhe ndalesave tê Allahut.
Allahu,- azze vexhel!,- thotê:
كُونُوا رَبَّانِيِّينَ بِمَا كُنْتُمْ تُعَلِّمُونَ الْكِتَابَ وَبِمَا كُنْتُمْ تَدْرُسُونَ.
“Bëhuni robër të ditur të Allahut( që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mêsuar librin të tjerëve si dhe e mêsoni edhe vetë!”.
(Sure El Imran: 79).

Disa nga komentatorêt e Kur’anit kanë thënë:
“Janë ata që ua mësojnë diturinë njerëzve duke filluar nga gjêrat parêsore dhe duke vazhduar gjêrat që vinê pas tyre ( dmth ua mësojnê diturinë hap pas hapi).
(Shiko: Tefisiri i Begaviut).

Nuk duhet qê mësuesi të mundohet të ia mësoj nxënêsit mësimet për një takim, porse ai duhet dalngadal apo një ditê një mesele ( çështje) një ditê një mesele tjetêr e kështu me rradhë derisa nxënësi të arrijë zotërimin e kësaj diturie.
Dhe i ditur është ai i cili dinë si ti mësojê njerëzit hap pas hapi dhe i udhëzon ata me dituri drejt pjekurisë, edukatês e kêshtu me rradhë.

Autor: Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!
Nga arabishtja: Suad B. Shabani