- Ta lexosh suren Fatiha 7 herë dhe të fitosh 9800 shpërblime.
- Ta lexosh suren Ihlas tri herë dhe ajo si sure është e barabartë me një të tretën e Kuranit
- Të lexosh një faqe të Kuranit apo të mësosh një sure të shkurtër.
- Të thuash, la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el mulku ve lehu el hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir, 20 herë, dhe të shpërblehesh si t’i lirosh 8 robër myslimanë.
- Të thuash SubhanAllahi ve bihamdihi, 100 herë, dhe të të falen gjynahet e tua, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.
- Të thuash, SubhanAllahi ve bihamdihi, SubhanAllahi el adhim, 50 herë dhe këto janë dy fjalë të lehta për gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për Allahun
- Të thuash la haule ve la kuvete il-la bil-lah, 50 herë dhe kjo është thesar prej thesareve të Xhenetit.
- Të thuash estagfirullah 100 herë, dhe kjo është sebep i faljes dhe hyrjes në Xhenet, largimit të fatkeqësive dhe lehtësimit të punëve.
- Të lexosh dy faqe nga ndonjë libër i dobishëm dhe me të ta shtosh diturinë e kuptimin, dhe kjo të ta lehtësojë rrugën për në Xhenet.
- T’i përshëndetësh të afërmit apo të përshëndetësh një vëlla mysliman dhe të pyesësh për gjendjen e tij.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU