Fresh healthy garlic on kitchen table.

Çfarë ndodh nëse hani hudhër çdo ditë?

Hudhra është padyshim ndër ato ushqime që i atribuohen më shumë “veçori të mrekullueshme”. Ajo ka shumë efekte të dobishme për shëndetin, e vetmja mangësi është era e saj.

Çfarë do të ndodhte nëse do të hanit çdo ditë dy thelpinj hudhër?

Tensioni i gjakut do të normalizohej
Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve. Sulmi në zemër dhe goditja në tru janë pasojë e rritjes së tensionit të gjakut. Shumë studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i hudhrës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Sidoqoftë, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek, sipas portalit serb Krstarica, ku rekomandon nutricionisti rus Aleksej Cis.

Kolesteroli do të zvogëlohej
Rritja e kolesterolit kontribuon gjithashtu në sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Kolesteroli grumbullohet në muret e enëve të gjakut, duke i ngushtuar ato dhe duke rritur presionin. Hudhra përmban përbërës të ndryshëm biologjikisht aktivë, të cilët aktivizojnë disa enzima në gjak dhe shkatërrojnë shtresat dhjamore, shpjegoi nutricionisti.

Forcohet sistemi imunitar
Studimet kanë treguar se ata që konsumojnë rregullisht hudhër kanë 63% më pak mundësi të ftohen. Dhe nëse sëmuren, ata shërohen më shpejt dhe më lehtë, shkruan Krstarica.

“Hudhra ka veti antibiotike, të cilat nutricionistët i lidhin me përmbajtjen e lartë të squfurit. Hudhra ndihmon në parandalimin e ftohjeve dhe forcon imunitetin. Të gjitha këto janë për shkak të pranisë së vitaminave, yndyrnave dhe aminoacideve në përbërjen e saj, si dhe alicinës dhe aminoacideve, të cilat janë komponime kimike që shkatërrojnë bakteret dhe kërpudhat,” tha Cis.

Rritet sasia e energjisë
“Që në Greqinë e lashtë, kur nuk njihej dopingu, atletët olimpikë hanin hudhër për të arritur rezultate më të mira se rivalët. Ky ushqim ishte gjithashtu i dobishëm për ata që nuk merreshin me sport. Hudhra redukton lodhjen, rrit produktivitetin dhe ndihmon në përballimin e të ftohtit,” tha nutricionisti. Sot, konsumi i hudhrës besohet të rrisë qëndrueshmërinë.

Jetëgjatësia rritet
Reduktimi i rrezikut për sëmundje të zemrës dhe infeksione, sipas shkencëtarëve, ndikon në rritjen e jetëgjatësisë, pasi këto sëmundje janë shkaku kryesor i vdekjes.

Më shumë lëndë ushqyese gjenden në hudhrën e freskët. Për të marrë sasinë maksimale të alicinës, përbërësi që ndihmon në shkatërrimin e kërpudhave dhe mikrobeve të dëmshme, hudhra duhet të pritet ose të shtypet, të lihet të “marrë frymë” për disa kohë dhe pastaj të konsumohet, shkruan Krstarica.

Largimi i toksinave
Hudhra ka aftësinë të largojë metalet e rënda nga trupi. Kjo u vërtetua me studime mbi punëtorët në fabrikat e baterive. U konstatua se konsumimi i hudhrës uli nivelin e plumbit në gjak deri në 19%. Studiuesit vunë re gjithashtu përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit: uljen e numrit të dhimbjeve të kokës dhe presionin më të ulët të gjakut te punëtorët.

Për këtë është përgjegjës squfuri në hudhër.

Shëndeti i kockave përmirësohet
Një studim mbi minjtë tregoi se konsumimi i hudhrës te femrat rriti sasinë e estrogjenit, gjë që zvogëlon humbjen e masës kockore. Kështu, konsumimi i hudhrës mund të ndihmojë në mungesën e estrogjenit gjatë menopauzës. Ky hormon lidhet me shëndetin e kockave. Sidoqoftë, është e rëndësishme gjithashtu të konsumoni ushqime të pasura me kalcium dhe vitaminë D.