Rtv Pendimi

Çfarë në të vërtetë i bën alkooli trupit tuaj ?

Kanceri i gjirit dhe i zgavrës së gojës, sëmundjet e zemrës, goditjet cerebrale dhe cirroza e mëlçisë janë vetëm disa nga pasojat, por këtu janë edhe pasojat për shëndetin mendor, përkeqësimi i kujtesës dhe fertiliteti i zvogëluar.

Mjekët kanë vënë re se alkolikët kanë probleme me tretje, në fytyrën e tyre shfaqen njolla, kanë probleme me gjumin, ndërsa tek gratë rritet akumulimi i celulitit.

Dr. KJ Patel gjatë studimit, me ndikimin e alkoolit në minj, erdhi deri te një përfundim i rëndësishëm. Në fakt, vetëm një dozë e alkoolit ishte e mjaftueshme që në gjenomën e fetusit të arrin një shumëllojshmëri e anomalive, dhe vetëm tre pije në ditë rrit rrezikun e kancerit. Sipas studimit të vitit të kaluar, kur të merret parasysh ndikimi i tek individi dhe i shoqëria, alkooli është shumë më e rrezikshëm se heroina, kokaina dhe duhani, sepse përdorimi i tij është shumë më i madh.

Por, shtrohet pyetja, se në çfarë mase lejohet pirja e alkoolit, e që trupi t’mos dëmtohet. Më parë është menduar se gratë nuk duhet të pini më shumë se dy pije në ditë, ndërsa meshkujt deri në katër, por mjekët paralajmërojnë se sasia e padëmshme e alkoolit është shumë e paktë. “Ne mund t’ju themi njerëzve se sa dikush mund të pinë, por ajo që dimë është se sa më pak që e pini, ose s’e pini fare, gjasat që të sëmureni nga ndonjë sëmundje janë më të vogla. Njerëzit kanë dëshirë ta pinë një gotë alkool, por ata duhet të jenë të vetëdijshëm se për çfarë rreziku në të vërtetë bëhet fjalë”, tha për BBC drejtoresha e Institutit për alkooli, Katherine Brown.

TË NGJAJSHME