CHEESECAKE

Përbërësit:

200 gr biskota
150 gr gjalpë
500 grdjathë i butë
100 gr pana e freskët
100 gr sheqer
2 vezë + 1 të verdhë veze
1/2 filxhani lëng limoni 1 pako vanilje

Përgatitja:

Si fillim përgatisim bazën e cheesecake. Biskotat i shtypim fort të gjitha ose i grijmë me grirësin elektrik duke shtuar edhe gjalpin në të. Marrim një tavë të rrumbullakët me diametër rreth 22-24 cm dhe i vendosim letër furri. Hedhim në të biskotat me gjalpin. I shtypim mirë me lugë ose me dorë duke krijuar një bazë në gjithë tavën. Më pas e vendosim tavën në frigorifer përreth 30 minuta.

Përgatisim kremin sipër për cheesecake. Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Më pas shtojmë edhe philadelphia dhe panën dhe vazhdojmë ti rrahim përsëri derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit.

Marrim bazën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër kremin e përgatitur. Fusim tavën ta pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë. Më pas e lemë cheesecake të ftohet dhe e zbukurojmë sipër me salsa të ndryshme sipas dëshirës, me luleshtrydhe, fruta pylli ose mund ta shijojmë kështu siç është.