Google Chrome do të ndalë videot që lëshohen automatikisht me zë në ueb faqe të ndryshme që nga sot.
Kjo kompani nga sot ka prezantuar kriteret e reja që ueb faqet duhet ti përmbushin në mënyrë që të mund të lansohen videot e zëri në to, nëse hapen nga shfletuesi Chrome, transmeton koha.net.
Kjo listë e kritereve është më e gjatë se zakonisht, e askund nuk shihet kriteri për videot që lëshohen automatikisht, sapo Chrome 66 të lansohet.
Sipas Chromium Blog, përdoruesit e shfletuesit chrome do t’i duhet të klikojnë në video për ti parë ato.