Cila është dispozita e atij qe bën iftar para ezanit të akshami…

Pyetje:
Cila është dispozita e atij qe bën iftar para ezanit të akshamit, ka ndëgjuar një zë dhe ka menduar se ezani po thirret dhe ka ngrënë në ato çaste ushqim, e më pastaj iu êshtë bërë e qartë se ende nuk ka thirrë ezani i akshamit?

Përgjigje:
Ky person, nëse ka bërë iftarë pas perêndimit të diellit, agjërimi i tij është i saktë inshallah (pamvarësisht a ka thirrë muezini ezanin apo jo).
Mirëpo, nëse dielli nuk ka perënduar ende, atëherë agjërimi i tij konsiderohet i prishur (jo i pranuar).
Nëse është i dyshimtë në atë se a ka perënduar dielli në çastet kur ky ka bërë iftarë apo jo.
Atëherë, mendoj se ky person në këtë duhet ta përsëris agjërimin e asaj dite, këtë e them duke shikuar më të mirën për vëllaun në fjalë dhe më të sigurtën.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.
Nga arabishtja: Suad Shabani