Rtv Pendimi

Cila është dispozita e dallimit mes fëmijëve tuaj, duke e dalluar njërin kurse duke anashkaluar tjetrin?

Pyetje;

Cila është dispozita e dallimit mes fëmijëve tuaj, duke e dalluar njërin kurse duke anashkaluar tjetrin?

Përgjigje:

Nuk lejohet dallimi në mesin e fëmijeve tuaj.

Haram është të bësh dallim mes fëmijeve tuaj, duke e dalluar njërin prej tjetrit si në blerje gjërash etj.

Sepse, Babai i Nu’manit shkoi tek pejgamberi alejhi selam dhe i tregon që ai bën dallime në mesin e fëmijeve të tij.
Pejgamberi alejhi selam e ndaloi një gjë të tillë dhe ndër tjerash i tha:
” A ke dëshirë që ata të rrespektojnë njësoj ty pa dallime:
Ia ktheu :
Po, o i Dërguar i Allahut.
Pejgamberi alejhi selam i tha:
Atëherë pse bën dallime.
Ke frikë Allahun dhe bên drejtësi mes fëmijeve tu.”
(Buhariu: 2650, Muslimi: 1623).

Haram e ka baba të bëj dallime apo të favorizojê njërin fëmijë karshi tjetrit, obligohet të jetë i drejtë karshi tyre, duke mos e anashkaluar asnjërin apo duke mos dalluar asnjërin më shumë nga tjetri.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani

TË NGJAJSHME