Cila është dispozita e hyrjes së femrës në xhami në periudhën e menstruacioneve.

Psh. Femra të hyjë dhe të ulet në xhami për ta ndëgjuar ndonjë ligjeratë, lejohet apo jo?

Përgjigje:

Nuk i lejohet femrës e cila është në periudhën e menstruacioneve të ulet në xhami.
Kurse, hyrja e femrës në kohën e menstruacioneve për të marrë diçka në xhami të cilën e ka harruarr më parë, nuk prish punë, ajo mund të hyjë në xhami, ta merrë atë që ma harruar më parë dhe të dalë nga xhamia.

Kurse, ulja dhe qëndrimi në xhami nuk i lejohet femrës, përderisa të pastrohet nga periudha e mujoreve.

Nuk ka asgjë të keqe, femra e cila êshtë me mujore të qëndroj jashta derës së xhamisë dhe ta ndëgjoj ligjeratën.
Elhamdulilah, në ditët që po jetojmë ne, na janë lehtësuar gjërat, përmes antoparlantave , mund të ndëgjohet ligjerata edhe jashta xhamisë.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë
Nga arabishtja: Suad B. Shabani