DISPOZITA E MARDHËNIEVE SEKSUALE GJATË PERIUDHËS SË SHTATËZANIS!
Pyetje;
Cila është dispozita e kontaktit seksual bashkshortorë gjatë periudhës së shtatëzanis, urrehet një veprim i tillë apo jo!?
Përgjigje;
I lejohet burrit të kryej mardhënie seksuale me gruan e tij shtatzëne saherë që të dëshiron ai, përpos nëse një veprim i tillë e dëmton gruan shtatzëne, atëherë i ndalohet një veprim i tillë, ngase ndalohet dëmtimi i gruas.
Po, në qoftë se nuk e dëmton kontakti seksual gruan, mirëpo i jep vetëm mundim dhe vështirësi, më mirë është që burri mos të insistoj në kryerjen e kontaktit seksual, ngase largimi nga gjërat që e mundojnë dhe lëndojnë gruan është prej jetesës së mirë dhe të mirëkuptueshme.
Allahu, xhele ue ala, thotë;
وعشروهن بالمعروف.
” Jetojini një jetë të mirë me to(me gratë e juaja).”
(En Nisa; 19 ).
I ndalohet burrit të kryej kontakt seksual me gruan e tij, gjatë këtyre periudhave;
1. Gjatë periudhës sê menstruacioneve.
2. Gjatë periudhës së nifasit.
Njashtu, burrit i ndalohet të kryej kontakt seksual me gruan e tij në vrimën anale.
Burri duhet të largohet nga gjërat që i ka ndaluar Allahu, të mjaftohet me gjërat që ia ka lejuar Allahu atij që t’i veproj, nëse gruaja e tij është me menstruacione, atëherë ai le të mjaftohet me trupin e saj, prej kërthizës e më lartë, kurse duhet t’i largohet organit gjenital dhe vitheve.
Duke u bazuar në thënien e pejgamberit alejhi selam, ku thotë;
” Bëni ç’të doni me gratë e juaja(kohën e nifasit dhe mujoreve) përpos organit gjenital(kontaktit seksual).”
Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah
nga arabishtja;
Suad Shabani