Cila është dispozita e ndëgjimit të ilahive, dhe a janë ilahit zëvëndësim për muzikën?

Pyetje:
Cila është dispozita e ndëgjimit të ilahive, dhe a janë ilahit zëvëndësim për muzikën?

Përgjigje:

Sa i përket ilahive, ndryshon dispozita e tyre, varësisht prej realitetit të tyre.

Nëse ato ilahi ngërthejnë në veten e tyre tekste mbi vlerën e Islamit, përkujtimin e Allahut, pasimin e pejgamberit alejhi selam, thirrje për ndihmesën e Islamit, ngritjen e mentalitetit të muslimanëve, përgatitjen dhe sqarimin e kurthave të armiqëve të islamit dhe gjëra të tjera me kuptime të mira dhe të lejuara, atëherë themi se ilahit e tilla janë të lejuara.

Mirëpo, nëse ato ilahi ngërthejnë në tekstet e tyre gjëra të ndaluara si muzika, bëjnë thirrje në mëkate dhe shthuarje morale, ringjallje të punëve të këqija të xhahiljetit, përzierje mes grave dhe burrave, zhveshje të grave, ose ilahi të njohura të bidatgjive, siç janë ilahitë e sufive, themi se ilahitë e tilla ndalohen në Islam, qoftë: ndëgjimi i tyre, këndimi i tyre apo edhe shitja e tyre.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave.

Fetuaja, nr. 25114

Antarët e komisionit:
Andulkerim Ibën Abdullah el Hudajri
Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak
Ahmed Ibën Ali Sejr el Mubareki
Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh (Kryetar i komisionit)
Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh
Abdullah Ibën Muhamed Ibën Hunejn.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani