Rtv Pendimi

Cila është dispozita e ndëgjimit të muzikës në Islam?

NDALOHET MUZIKA DHE INSTRUMENTET MUZIKORE NË ISLAM!

Pyetje:
Cila është dispozita e ndëgjimit të muzikës në Islam?
Gjithashtu, duam të dimë se cila është dispozita e koncerteve dhe programeve argëtuese, muzikore në të cilat shfaqen dhe këndojnë gratë!?

Përgjigje:
Të gjitha këto ndalohen rreptësisht në islam, ngase këto gjëra i sëmurin zemrat e muslimanëve, largojnë nga rruga e drejtë e islamit si dhe janë shkaqe direkte të cilat shpiejnë drejtë dëshirës për imoralitet dhe shthurjes morale.

Allahu i Madhëruar, thotë:
وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا ۚ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ.
وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا وَلَّىٰ مُسْتَكْبِرًا كَأَنْ لَمْ يَسْمَعْهَا كَأَنَّ فِي أُذُنَيْهِ وَقْرًا ۖ فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ.
” E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Allahut, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur (rrugën e Zotit) qesharake.
Të atillët i pret dënimi i poshtëruar.
Kur ndonjërit prej tyre, u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), ai shmanget me mendjemadhësi, thuase nuk i ka dëgjuar, thuase iu kanë shurdhuar veshët.
Andaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm.”
(Lukman: 6-7).

Në këto dy ajetet e lartëpërmendura ceket se ndëgjimi i tregimeve të kota, si muzika dhe gjërave të ngjajshme me to, janë nga shkaqet kryesore që i shmangin(largojnë) njerëzit nga rruga e drejtë.

Ata që veprojnë kështu, tregohen lajkatarë dhe mendjemëdhenjë karshi argumenteve të Allahut.

Të tillëve Allahu u premtoi dënim të trishtueshëm dhe të dhembshëm

Shumica e dijetarëve fjalën e Allahut:
” Tregime boshe”,- e komentuan duke thënë se qëllimi është për muzikën dhe çdo gjë që është e ngjajshme me të, e cila shmang nga rruga e drejtë e Allahut.

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
ليكونن من أمتي أقوام يستحلون الحمر والحرير والخمر والمعازف.
(رواه البخاري).
” Do të ketë njerëz nga umeti im që do të lejojnë imoralitetin(zinanë), mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore.”
(Shënon: Imam Buhariu).

Pra, do ta lejojnë përdorimin e organeve gjenitale në mënyra të ndaluara(në imoralitet).
Do ta lejojnë veshjen e mëndafshit për meshkujt(për femra është i lejuar, ndërsa për meshkujt është i ndaluar).
Do ta lejojn alkoolin, e që dihet që alkooli është i ndaluar për të gjithë.
Ngase, çdo gjë që deh është e ndaluar në islam.
Do t’i lejojnê instrumentet muzikore, siç janë: çiftelia, daulli, fyelli dhe veglat e tjera muzikore të ngjajshme me to.

Obligohet çdo musliman dhe muslimane t’i largohet këtyre harameve(gjêrave të ndaluara) dhe t’i këshillojnë ata dhe ato që janë sprovuar me to.
Gjithashtu, ndalohet shikimi i koncerteve dhe programeve muzikore, programe në të cilat ka gra të zhveshura dhe të zbukuruara.

Islami i ndalon gjërat e tilla, ngase ato mbjellin sëmundje në zemrat e muslimanëve, dhe shikimi i tyre ndalohet si për burrat ashtu edhe për gratë.

Allahu na drejtoftë të gjithëve në gjërat me të cilat është i kënaqur Ai, dhe na largoftë nga gjêrat që e hidhêrojnë Atë.

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
15.03.2015

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH