Rtv Pendimi

Cila është dispozita e të folurit për dore gruasë së huaj e cila është e shtyer në moshë(plakë)?

DISPOZITA E TË FOLURIT PËR DORE TË GRUASË E CILA ËSHTË E SHTYER NË MOSHË!

Pyetje:
Cila është dispozita e të folurit për dore gruasë së huaj e cila është e shtyer në moshë(plakë)?
Si dhe nëse ajo vendos në doren e saj ndonjë pengesë(dorëza) a lejohet në këtë rast t’i flasë për dore!?

Përgjigje:
Nuk lejohet me i folë për dore grave të cilat nuk i ke mahrem në përgjithësi, qofshin ato gra të reja apo të shtyera në moshë.
Nuk lejohet gjithashtu gratë t’i përshëndesin burrat, qofshin ata të rinjë apo të shtyer në moshë.
Ngase një gjë e tillë ngërthenë në vete rreziqe të përhapjes të së keqes.

Transmetohet se pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
” Unë nuk i përshëndes gratë për dore.”

Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë:
” Dora e pejgamberit alejhi selam kurrë nuk ka prekur duar të grave.”

Dhe, nuk ka dallim a posedon gruaja dorëza në duart e saja apo nuk posedon dorëza, duke u bazuar nê argumentet e përgjithshme të sheriatit dhe në marrjen e masave preventive të cilat ndalojnë rrugët të cilat shpiejn drejtë fitnes.

Suksesi vjen vetëm prej Allahut.

Shejh Abdulaziz ibn Bazi, rahimehullah

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
22.03.2015

TË NGJAJSHME