Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Ilaçe për zemrën / Rukja

CILËS KATEGORI I TAKON?!

Muslim Shop

Nëse i mediton njerëzit, do t’i gjesh se janë katër kategorish.
Kategoria e parë: E adhurojnë Allahun dhe në jetë janë të lumtur.
Kategoria e dytë: E adhurojnë Allahun dhe në jetë janë të pikëlluar.
Kategoria e tretë: I bëjnë gjynah Allahut dhe në jetë janë të lumtur.
Kategoria e katërt: I bëjnë gjynah Allahut dhe në jetë janë të pikëlluar.
Ti, nëse je prej kategorisë së parë, që e adhurojnë Allahun dhe në jetë janë të lumtur, kjo është normale, sepse Allahut thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl: 97)
Nëse je nga kategoria e katërt, që i bëjnë gjynah Allahut dhe në jetë janë të pikëlluar, edhe kjo është normale, sepse Allahu thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha: 124)
A, nëse je nga kategoria e dytë, që e adhurojnë Allahun dhe në jetë janë të pikëlluar, kjo i jep dy mundësi, ose Allahu të do dhe do që të ta sprovojë durimin dhe të t’i rrisë gradat: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit…” (El-Bekare: 155)
Ose në adhurimet e tua ke mangësi, ke gjynahe, ke rënë në shkujdesje, e vonon pendimin, e Allahu të sprovon me qëllim që të të vetëdijesojë dhe të të kthejë në rrugë të drejtë, ashtu siç thotë: “Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë, para dënimit më të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë.” (Es-Sexhde: 21)
A nëse je nga kategoria e tretë, që i bëjnë gjynah Allahut dhe në jetë janë të lumtur, ki kujdes të madh, sepse kjo është mashtrim për njeriun, kjo është më e rrezikshmja për të dhe përfundimi i tij është shumë i keq. Ndëshkimi i Allahut atij do t’i vijë, pa fare dyshim, ka mundësi të vonohet, e njeriu me këtë mashtrohet, përveçse nëse pendohet para se të ndëshkohet. Allahu thotë: “Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.” (El-En’am: 44)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

PAQJA QOFTË MBI KËTO ZEMRA

Irfan Jahiu

PESË KËSHILLA PËR TË ARRITUR DERI TE LUMTURIA

Irfan Jahiu

KUJDES NGA ARMIKU NJË HERË, KURSE NGA MIKU NJË MIJË HERË

Irfan Jahiu

LLOJET E ZEMRAVE SIPAS KURANIT

Irfan Jahiu

PËR NJË JETË MË TË LUMTUR

Irfan Jahiu

DHJETË MOMENTET MË TË BUKURA NË JETËN E NJERIUT

Irfan Jahiu

SHTATË AJETET QË TA LEHTËSOJNË NGUSHTIMIN NË GJOKS

Irfan Jahiu

TI NUK E DI, PËRDERISA NUK E RISHIKON VETEN

Irfan Jahiu

PËR T’I QETËSUAR SADOPAK ZEMRAT TONA TË PIKËLLUARA

Irfan Jahiu