Rtv Pendimi

Cilësohet si prioritet, por shëndetësia s’po trajtohet me seriozitet

Është sektori që përballet me shumë probleme, por shëndetësia sërish nuk pritet të trajtohet aq seriozisht.
Kështu të paktën pretendojnë përfaqësues të partive politike e analistë që kanë parë planin qeverisës, i cili sipas tyre është shumë i cekët dhe pa shifra konkrete për ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
Ndryshe po mendon ministri Imet Rrahmani, që udhëheq këtë dikaster.
Megjithëse i vetëdijshëm për problemet e shumta të trashëguara, Rrahmani ndjehet i priviligjuar si ministër i shëndetësisë që ky sektor është prioritet për herë të parë.
E mungesën e disa shërbimeve në sektorin publik shëndetësor, Rrahmani e ka arsyetuar me bartjen e kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë në shërbimin spitalor klinik universitar.
Ndërkaq, për pritjet e gjata të pacientëve se nga ky vit do të ketë sigurime shëndetësore, vet Rrahmani një ditë më parë ua ka shuar shpresën atyre, duke deklaruar se nuk janë gati të fillojnë me skemën e sigurimeve.kohaislame

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH