Rtv Pendimi

Cili êshtë dallimi mes frikës dhe mendimit të mirë për Allahun?

Përgjigje:

Muslimani e bashkon frikën dhe mendimin e mirë për Allahun.
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا ۖ وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ.
” Ata përpiqeshin për kryerjen e punëve të mira, na u luteshin duke shpresuar(në shpërblimin e Allahut) dhe duke u frikësuar(prej dënimit të Allahut), ishin rrespektues ndaj nesh.”
(Enbija: 90).

Pra, muslimani bashkon apo qëndron mes frikês nga dënimi i Allahut dhe shpresës nê shpërblimin dhe mëshirën e Allahut.
Muslimanit nuk i takon ta kapet vetëm për frikën dhe ta anashkaloj shpresën në mëshirën e Allahut, sepse kështu veprojnë Hauarixhët.

Gjithashtu, muslimanit nuk i takon të kapet vetëm për shpresën në Allahun dhe ta harrojë frikën nga dënimi i Allahut, sepse kështu veprojnë Murxhiat.

Muslimanit i takon të kapet për frikên dhe shpresën, sepse kêshtu veprojnë Ehli Suneti dhe Xhemati, ata bashkojnë mes frikës dhe shpresës.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

TË NGJAJSHME