Citrusët mund të nxisin karies, sikurse edhe larja e dhëmbëve pas ushqimit

Citrusët dhe lëngjet e pemëve nga limoni dhe portokalli përmbajnë acide, të cilat gërryejnë smaltin e dhëmbëve, ndërsa larja e dhëmbëve menjëherë pas kësaj nuk ndihmon aspak, pohojnë stomatologët.

Në maje të listës së armiqve të dhëmbëve janë bonbonet e forta, ëmbëlsirat e ngjitshme dhe frutat, pijet sportive, lëngjet me gaz dhe të frutave, por edhe citrusët. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre ushqimeve është sheqeri. Pavarësisht se a është i rafinuar apo i frutave, sheqeri është fajtori kryesor për prishjen e dhëmbëve, sepse bakteret që jetojnë në gojë e shndërrojnë në acid.

Pështyma bëhet acidike dhe fillon procesi i shpërbërjes së kalciumit në smaltin e dhëmbëve. Nëse procesi i demineralizimit zgjat shumë, do të dëmtojë strukturën e dhëmbëve dhe në ta do të shfaqen zbrazëtira, sqaron stomatologu Walter Vogl.

Edhe acidet e forta nga citrusi gërryejnë smaltin e dhëmbëve dhe nxisin krijimin e kariesit, ndërsa larja e dhëmbëve pas shujtës me fruta nuk ndihmon, transmeton Koha.net. Fijet e furçës në mënyrë të shtuar do të dëmtojnë smaltin dhe dhëmbët më mirë shpërlani me ujë.

Ëmbëlsirat dhe pemët e thata janë njëlloj të dëmshme për dhëmbët
Në vendet në të cilat ngjiten ëmbëlsirat, por edhe pemët e thata, pështyma nuk mund të neutralizojë acidet dhe humbja e kalciumit është më e madhe. Prandaj rekomandohet që menjëherë pas shujtave të tilla t’i lani dhëmbët.

Bonbonet e forta shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve
Derisa shkrihen në gojë, bonbonet e forta të mentolit zakonisht mbesin më gjatë në një vend dhe aty koncentrohet acidi. Frymëmarrjen freskojeni me pastile pa sheqer, këshillon dr. Vogl.

Për dhëmbë të shëndetshëm, lëngu pihet me kallam
Mbetjet e pijeve të dendura, të ëmbla sportive mbesin gjatë në sipërfaqen e dhëmbëve. Nxitës për demineralizim janë edhe lëngjet e gazuara dhe të pemëve, transmeton Koha.net. Për të reduktuar efektin e tyre të dëmshëm pini me kallam apo pip, i cili lëngun e mban larg nga dhëmbët dhe gojën shpërlajeni me ujë. /Telegrafi/