Një burrë iu afrua një gruas afër një pusi, dhe e pyeti: Çka janë dredhitë e grave?
Gruaja u ndal te pusi dhe filloi të qajë me zë të lartë, saqë ta dëgjojnë banorët e fshatit!
I hutuar dhe i frikuar e pyeti: Ç’të bëri të qash dhe pse?!
U përgjigj: Po qaj të vijnë banorët e fshatit dhe të vrasin, ngase ti do të më dëmtosh!!
I tha: Unë nuk erdha deri këtu që të dëmtoj, po e pata një përshtypje se je e mençur andaj të pyeta dhe nuk e kisha për qëllim të flas me ty, e as që kisha nijet të keq ta përfitoj zemrën nga fakti se je grua e bukur!
Derisa ai fliste, arritën banorët e fshatit!!
Kur u afruan, gruaja u tha: Ky burrë, më shpëtoi atëherë kur rashë në pus! Njerëzit filluan ta falënderojnë dhe u gëzuan me të dhe e shpërblyen për atë vepër madhështore!
Burri u çudit dhe e pyeti gruan: Ku qëndron urtësia e asaj që e veprove!
Gruaja u përgjigj: Kështu është gruaja… nëse e dëmton, të vret, e nëse e bën të kënaqur të bën të lumtur!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU