Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Shkenca dhe teknologjia

Çka pas Ramazanit?

Muslim Shop

Muaji i Ramazanit ishte një mundësi tejet e mirë që të investohet në formimin e shprehive të cilat na mundësojnë ndryshimin pozitiv. Në mënyrë që ky investim të mos humbet, ne duhet të gjejmë mekanizma që na e lehtësojnë ruajtjen e këtyre shprehive.

Për ta bërë këtë proces sa më të lehtë dhe duke përdorur teknologjinë, atëherë aplikacioni Ummah është zgjidhja juaj ideale dhe shoqëruesi juaj i ngushtë.

Kohët e namazit dhe drejtimi i kiblës

Tashmë nuk do të keni nevojë të brengoseni për njoftimin rreth kohëve të namazit pasi që ky aplikacion ka të integruar si tipar të saj njoftimin mbi çdo kohë të namazit (ose para namazit), duke u bazuar në lokacionin tuaj të saktë. Po ashtu, aplikacioni Ummah do ju tregojë saktë drejtimin e faljes (kiblës) me një vizualizim mjaft atraktiv.

Ngritje shpirtërore

Ummah ju mundëson të freskoheni me ajete Kuranore, thënie të Profetit Muhamed, si dhe këshilla të dijetarëve eminentë mbi tejkalimin e vështirësive shpirtërore, nxitjen në të bërit mirë dhe motivimin për largimin nga gjërat e dëmshme. Shpërndaje përmbajtjen me miqtë tuaj në rrjetet sociale përmes veglës së integruar #HalalCard me mundësinë e personalizimit të postimit sipas fontit, fotografisë, dhe filterit që ju e përzgjidhni. Sigurisht që miqtë tuaj do ta çmojnë këtë!

Shit dhe blej

Së shpejti do të lansohet pjesa e shitblerjes brenda aplikacionit Ummah, e cila do të ua mundësojë individëve dhe bizneseve të shesin dhe blejnë produkte mes vete në mbarë botën.

Shitja, blerja, shtimi, dhe kërkimi i produkteve do jenë një eksperiencë praktike dhe pa komplikime, gjithmonë FALAS!

Edhe diçka…

Ummah synon që në të ardhmen e afërt të ketë edhe shumë vegla të tjera; leximi/dëgjimi i Kuranit, Mburoja e Myslimanit, xhamitë më të afërta, kalendari me ngjarjet e vitit… dhe shume të tjera!

Mund të na ndiqni në rrjetet sociale: FacebookInstagram dhe Twitter.

Web: www.ummah.io

Shkarko në Android: www.ummah.io/get/android

Shkarko në iPhone: www.ummah.io/get/ios

Të ngjajshme

Rrjetet sociale nxisin depresion tek të rinjtë

Kushtrim Guraj

Google sjell dizajnin e ri për Play Store

Kushtrim Guraj

A është tkurrur mali më i lartë në botë?

Kushtrim Guraj

Stamboll, hapet qendra teknologjike e Microsoft-it

Kushtrim Guraj

Shitja globale e telefonave për Huawei është më e lartë se ndonjëherë më parë

Kushtrim Guraj

Zyrtare: OnePlus lajmëron datat dhe kohën e lansimit të OnePlus 7

Kushtrim Guraj

Alibaba shpërndan postën me anë të “njohjes së fytyrës”

Kushtrim Guraj

Telefonët iPhone 5G mund të arrijnë vitin e ardhshëm, me procesorët nga Qualcomm

Kushtrim Guraj

Fluturimi i parë i aeroplanit më të madh në botë, krahët e së cilit janë më të gjatë se një fushë futbolli

Kushtrim Guraj