Qka po ndodh me mua se di
Frika në zemër më ka hy
Një krijes mu ka afru
Azrail tha m’quajn mu.
Bëhu gati po më thotë
Ec largohu nga kjo botë
Boll në të ti ke qëndru
Vend për ty m’a ska këtu.
Ec takohu me Zotin tha
Është kënaqësi Atë me pa
Nëse ke qen besimtar
Do të kesh kopshte me arë
Nëse ke qen idhujtar
Do të kesh ti vetëm zjarr
Po ju lus o banor të tokës
T’mos mashtrohuni prej kësaj botës
Merrni Kur’anin shfletoni
Urdhërat e Zotit plotësoni.
Ah sa vështir qenka tash
Fëmijët e mi unë ku i lash
Kan mbet vetëm në këtë dunja
Po shijojn kënaqësi në të.
A se dini mor të shkretë
Këto kënaqësi jan veq n’këtë jet
A s’mendoni se do të vdisni
Këto kënaqësi do ti ndërprisni.
E sa vështirë qenka këtu
Varri im më është ngushtu
Spo di tash unë qka me ba
Shahadetin sdi me thanë.
Spo muj atë me shqiptu
Në dunja nuk e kam mësu
Ata njerëz që ma kan mësu
Asnjëher si kam ndëgju.
Po ju lus edhe një here
Mos lejoni me jetu n’terr
Kërkoni dritën e vërtet
Në Kur’an atë ke me gjet..