Çmimet botërore të ushqimit i afrohen nivelit më të lartë 10-vjeçar

Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet globale të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës.

Shifra e shtatorit të këtij viti në indeksin e ponderuar tregtar, i cili përcjell çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të mallrave ushqimore, ishte 32.8 për qind më i lartë se në shtator 2020, thekson FAO.

Indeksi i çmimeve të drithërave në shtator u rrit me 2 për qind nga gushti, me një rritje të fortë të çmimeve botërore të grurit për shkak të shtrëngimit të disponueshmërisë së eksportit mes kërkesës së madhe.

“Në mesin e drithërave kryesore, në javët e ardhshme gruri do të jetë në fokus”, tha ekonomisti i lartë i FAO-s, Abdolreza Abbassian, duke vënë në dukje se kërkesa do të duhet të testohet kundrejt çmimeve në rritje të shpejtë.

Indeksi i çmimeve të vajit bimor të FAO-s u rrit me 1.7 për qind ndërsa çmimet ndërkombëtare të vajit të palmës arritën nivelet më të larta 10-vjeçare të udhëhequra nga kërkesa e fortë globale e importit dhe shqetësimet mbi prodhimin nën potencialin në Malajzi ndërsa kombi i Azisë Juglindore përballet me mungesën e fuqisë punëtore të emigrantëve.

Muajin e kaluar, Indeksi i Çmimeve të Qumështit u rrit me 1.5 për qind nga gushti mbi kërkesën solide të importit dhe faktorët sezonal në Evropë dhe rajonin e Oqeanisë, duke rritur kuotat ndërkombëtare për të gjitha produktet e qumështit, veçanërisht gjalpin, tha organizata.

Indeksi i Çmimeve të Sheqerit të FAO-s regjistruan një rritje të lehtë mujore prej 0.5 për qind në shtator, pasi kushtet e këqija të motit dhe çmimet më të larta të etanolit në Brazil nxitën shqetësimet për një ulje të prodhimit nga eksportuesi më i madh i sheqerit në botë.

Indeksi i Çmimeve të Mishit mbeti i pandryshuar në shtator nga muaji i kaluar.