Çmimet e ushqimeve në Greqi më të larta se në vendet më të pasura të BE-së

Çmimet e ushqimeve në Greqi janë më të larta se në vendet më të pasura të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithëse, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit (PBB) për banor në standardet e fuqisë blerëse në vitin 2021 ishte 65 për qind të mesatares së BE-së, vendi është më i shtrenjtë në krahasim me shtetet më të pasura të bllokut si Gjermania dhe Franca, raportoi e përditshmja “Kathimerini”.

Sipas të përditshmes, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë nuk është arsyeja e vetme që qëndron pas kësaj gjendjeje, megjithëse ato kanë përkeqësuar efektet e rritjes së inflacionit gjatë 12 muajve të fundit.

Përgjegjëse për çmimet më të larta të ushqimeve është kryesisht dinamika e brendshme e ekonomisë greke, sipas të përditshmes, duke shtuar se vendi varet kryesisht nga importet e materialeve primare dhe sekondare ndërsa tregu i saj i vogël vendas nuk favorizon konkurrencën e çmimeve nga furnizuesit vendas apo ndërkombëtarë.

“Prandaj, shihet pak si rastësi që gjatë kësaj krize të fundit, inflacioni i ushqimeve në Greqi ka qenë vazhdimisht më i lartë se në Eurozonë nga nëntori i kaluar deri në gusht, ku hendeku është zgjeruar madje me 3.8 pikë përqindjeje”, thuhet mes tjerash.