“Çmimet globale të ushqimit rriten me ritmin më të shpejtë në dekadë”

Çmimet globale të ushqimit u rritën me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë në maj të këtij viti me 4.8 për qind nga një muaj më parë, tha sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Indeksi i Çmimit të Ushqimit FAO ishte mesatarisht 127.1 pikë në maj, vlera e tij më e lartë që nga shtatori 2011.

Rritja e shpejtë u nxit nga rritja e çmimeve të vajrave, sheqerit dhe drithërave, së bashku me çmimet e larta të mishit dhe produkteve të qumështit.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO është një indeks i ponderuar nga tregtia që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të 5 grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

Indeksi i çmimit të vajit bimor u rrit 7.8 për qind nga prilli, duke shënuar rritjen e 12-të radhazi mujore.

“Fuqia e vazhdueshme e indeksit kryesisht pasqyron rritjen e vlerave të palmës, sojës dhe vajit të rrepës”, tha ai.

Indeksi i çmimit të sheqerit u rrit me 4.0 për qind për të arritur nivelin më të lartë që nga marsi i vitit 2017, kryesisht për shkak të vonesave të korrjeve dhe shqetësimeve për uljen e rendimenteve të prodhimeve në Brazil, eksportuesi më i madh në botë i sheqerit.

Indeksi i çmimeve të drithërave u rrit me 6.0 për qind në bazë mujore me çmime më të larta ndërkombëtare të misrit në maj.

Indeksi i çmimit të mishit regjistroi rritjen e tetë mujore, me një rritje prej 2.2 për qind duke marrë indeksin 10 për qind mbi nivelin e tij një vit më parë.

Indeksi i çmimit të qumështit u rrit 1.8 për qind nga prilli, mesatarisht 28 për qind mbi nivelin e tij nga një vit më parë.