Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
“Çmimi i naftës mund të bie deri në 30 dollarë për fuçi”
Lajme

“Çmimi i naftës mund të bie deri në 30 dollarë për fuçi”

Muslim Shop

Zëvendëskryeministri i parë rus, Anton Siluanov, njëherësh edhe ministri i financave, tha se në rast të mos zgjatjes së marrëveshjes së kufizimit të prodhimit të naftës mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende jashtë OPEC-ut, mund të shkaktojë që çmimi i naftës për fuçi të bie në 30 dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siluanov në fjalimin e tij në Dumën ruse, tha se vazhdon paqartësia rreth ardhmërisë së marrëveshjes së kufizimit të prodhimit të naftës mes OPEC-ut dhe shteteve jashtë OPEC.

“Në rast se nuk zgjatet kufizimi i prodhimit të naftës mes OPEC dhe vende jashtë OPEC-ut, çmimi i naftës për fuçi mund të bie në 30 dollarë”, u shpreh ai.

Ndërsa ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, në deklaratën për gazetarët tha se, edhe ai është i njëjtit mendim se çmimi i naftës mund të bie deri në 30 dollarë.

Ministri saudit i Energjisë, Industrisë dhe Burimeve Minerale, Khalid al-Falih, në deklaratë më parë kishte theksuar se kanë zhvilluar bisedime pozitive me Rusinë rreth tregjeve të naftës. Ai kishte shprehur bindjen se marrëveshja do të zgjatet.

Për arsye të luhatjeve të çmimeve të naftës, OPEC dhe vendet prodhues të naftës jashtë OPEC-ut të kryesuar nga Rusia kishin arritur marrëveshje për kufizimin e prodhimit të naftës. Kohëzgjatja e marrëveshjes e cila parasheh një kufizim prej 1,2 milion fuçi në ditë përfundon këtë muaj.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj