Rtv Pendimi

Çobaneshë ose tek Shukria në kabinet

Nexhmedin Kalisi
Historia e studentes shqiptare që kishte studiuar në “La Sapienza-s” (Universiteti prestigjioz i Romës, i themeluar më 1303), Rigerta Loku ka qenë një lloj kryelajmi i javës, si një model i gruas së fuqishme që nuk e ndal presioni shtetëror dhe që sfidon vetën për të mos rënë në nivel të shtrirjes së dorës, kur shteti i saj nuk i jep mundësinë.
Në anën tjetër, lajmi që ka bërë xhiron e internetit në hapësirën shqiptare është videoja skandaloze, ku një femër nga Shqipëria shkon deri në shtrat për të marrë një vend punë në Bashkinë e Dibrës. Anisa është vetëm 20 vjeçe. Ajo ka mbaruar gjimnazin në Peshkopi dhe prej 3 muajsh është me detyrë magaziniere në Qendrën Kulturore të qytetit. Vendin e punës ia ka dhënë vetë ish-kreu i Bashkisë, Shukri Xhelili, tashmë i arrestuar për abuzim seksual ndaj saj.
Dy raste, kontraste të mëdha mes vete. Por se kjo a është diçka e re? Jo aspak, ngase kësi raste i kemi dëgjuar me qindra herë, ndonëse si kemi parë të dokumentar me video por që kësi histori rozë nga njerëzit me pushtet kemi dëgjuar plotë. Që nga profesorët e thjeshtë e deri tek ata që kanë pozita ministrore e deri në gjykata. Se si i manipulojnë e mashtrojnë shumë femra të gjora që nga frika e dështimit, mungesa e një krahu të fuqishëm, e keqpërdorim autoriteti, arrijnë ti robërojnë e ti dhunojnë seksualisht. Seks skandalet, nuk janë vetëm në Shqipëri. Ata i gjen në Kosovë e në Maqedoni, ku viktima e këtyre grykësve të pushtetit zakonisht janë femrat.
Më kap një siklet i madh sa herë dëgjojë kësi raste. Të jesh femër në këtë arenë ujqërish, është sfidë e madhe. E të kesh kapacitet intelektual, ndërsa “vlerësimin” ta bëjë dikush që krejt çfarë vlerëson tek një femër është seksualiteti i saj, është krimi më i madh që shoqëria jonë nuk duhet të lejojë të ndodh brenda nesh.
Ajo femër që ne e dëgjojmë nëpër biseda është motra e dikujt, është halla e dikujt, është tezja e dikujt, është edhe nëna e dikujt! Është bijë dhe fisnikja e popullit shqiptar, e nuk është lodër e matrapazëve shukrovit! Për femrën shqiptare ka shkruar bota për nderin dhe moralin e saj, ndërsa sot ne të lejojmë të përdhoset nderi i kësaj fisnike për shkak se kemi vënë politikanë e njerëz ujqër në pozita, po kjo është krimi më i madh që po i bëjmë vendeve tona. Kur shoqëria jonë do të ndalojë çiftin e Shukriut, e profesorit që notat i lë në bazë të organit seksual! A e meritojmë ne këtë? Mos tiu vie turp për moralin dhe mbrojtjen e femrës, se ajo është shtylla më e fuqishme e shoqërisë.
Duhet të na vij turp, që në mesin tonë ka tipa si shukriu! Modeli që ofron çobanesha, është model krenarie dhe fisnikërie. Që para moralit dhe nderit tim, nuk vë asnjë gjë. Fakulteti im, dituria ime, morali im, nderi im është gjëja ma e rëndësishme, se disa të holla e disa favore që unë marrë nga një i degjeneruar. Ky duhet të jetë modeli dhe ambicia, për nënat e femrat e së sotmes, e së nesërmes.
Tipin e shukriut, duhet dënuar dhe mos ti lëmë të mbillet ky lloj mentaliteti, se përndryshe e ardhmja është në humbje të garantuar.

TË NGJAJSHME