Rtv Pendimi

Çohu

Bekir Halimi
Ne si popull kemi disa veti të cilat duhet të na bëjnë njerëz punëtorë dhe luftëtar në rrugën e të vërtetës, drejtësisë dhe të mirës. Mirëpo fatkeqësisht në kohën e fundi pjesa më e gjallë e këtij popullit, pjesa e cila në supet e veta duhet ti bartë proceset e ndryshimeve pozitive skajshmërisht është bërë konformiste dhe i përshtatet të gjitha rrethanave dhe nuk e ndjen padrejtësinë e as nevojën për ta luftuar atë.
Shpesh herë kur flasim me të rinj dhe me njerëz dashamirë të vërtetës, të mirës dhe drejtësisë dhe kur kërkojmë për veprim dhe aksion, ata na përgjigjen se kushtet dhe mundësitë e ndryshimit nuk i posedojmë, andaj edhe atë që mund ta bëjmë nuk e bëjmë.
Mendoj se problemi kryesor i këtyre njerëzve është te keqkuptimi i procesit dhe mjeteve të ndryshimit.
Ndryshimin nuk e sjellin mjetet e as që ndodh ajo vetvetiu, por burrat, edhe në qoftë se janë të ri në moshë, janë ata që i bartin proceset dhe ata që i bëjnë ndryshimet.
Allahu, Fuqiplotë, e ka urdhëruar Muhammedi, lavdi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te, për tu çuar për ta mbushë normën e adhurimit gjatë natës dhe për ta çuar në vend amanetin që ka marrë nga Allahu gjatë ditës.
Në Suren el-Muzemil, e urdhëron Muhammedin, të çohet në adhurim ndaj Allahut, për ta mbushur baterinë me energji pozitive e cila i ndihmon atij në betejat e ditës me njerëz të ndryshëm, injorantë që duhet të mësohen, kundërshtarë që duhet të binden dhe armiq që të luftojnë.
Lexoni me vëmendje dhe analizoni këto ajete të sures el-Muzemil.
1. O ti i mbuluar (o Muhamed)!
2. Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj,
3. që është gjysma ose diçka më pak
4. a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë,
5. sepse Ne do të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.
6. Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse,
7. ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë.
8. Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!
9. Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!
10. Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!
11. Lërmi Mua ata që të quajnë gënjeshtar e që jetojnë në luks dhe jepu pak afat atyre,
12. se, pa dyshim, Ne kemi përgatitur për ata pranga, zjarr flakërues,
13. ushqime që ngecin në fyt dhe dënime të dhembshme”.
Kurse në kapitullin pas që quhet “I mbëshjtelluri”, i drejtohet dhe i thotë:
1. O ti, i mbështjellë (o Muhamed)!
2. Çohu dhe paralajmëro!
3. Zotin tënd madhëroje,
4. petkat e tua pastroji
5. dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!
6. Mos jep gjë, me synimin që të marrësh më shumë
7. dhe për hir të Zotit tënd, duro”.
Në të dy kapitujt e urdhëron Allahu, i Gjithmëshrishëm, Muhammedin, lavdi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te, që të çohet, të mos rri i palëvizshëm, i strukur dhe i molisur, por të merr përsipër procesin e ndryshimit të raportit të tij me Allahun dhe raportin e tij me shoqërinë.
Me të parën e shton energjinë subjektive dhe me të dytën e kryen obligimin e tij objektiv. Kurse në të dyja rastet kërkohet durim dhe nuk duhet matë suksesin ose mossuksesin me arritjen e qëllimit ose jo, sepse atë e jep Allahu si rezultat normal secilit që punon, edhe pse disa herë me urtësinë e Tij mund ta vonon ardhjen e rezultateve për sekrete që i Di vetëm Madhëria e Tij, e ato kanë të bëjnë me mangësitë sekrete tona ose nevoja për vonesë për rënie totale të injorancës dhe triumf gjithëpërfshirës të vërtetës. Mirëpo në të gjitha rastet duhet angazhim dhe punë e palodhur deri sa të jemi gjallë.
Një ditë e pyet një djalë babën e tij, i cili ishte shumë i lodhur me angazhime të ndryshme në shërbim të shoqërisë, deri kurrë do të lodhesh kështu babi im?
Deri sa nuk e vendosim këmbën e parë në Xhenet! Ishte përgjigja e babait të tij.
Shikoni ç’farë aspirate dhe vullneti, kishte ky burrë i madh, dhe çfarë gatishmërie për të vazhduar në rrugën e kontributit dhe angazhimit në shërbim të shoqërisë, pa shikuar fundin ose suksesin dhe pa u ndalë deri në frymën e fundit?!
Ky burrë i madh ishte imami i njohur në historinë islame dhe i respektuar nga muslimanët, ishte Imam Ahmedi, qoftë nën mëshirën e Allahut!
Andaj burrat që marrin përsipër procese dhe japin mundin dhe angazhohen në këtë rrugë, ata janë shpresa dhe vetëm ata mund ta ofrojnë ndryshimin.
Omeri, kalifi i drejtë i muslimanëve, Kënaqësia e Allahut qoftë mbi te, një ditë kishte mbedhur disa shokë të ngushtë të Muhammedit, lavdi dhe bekimi i Allahut, qoftë mbi te, dhe kërkoi prej tyre të shprehin dëshirat, ëndrrat dhe aspiratat e tyre për të shërbyer Ymetin Islam.
Njëri tha: dëshiroj të kem sa kjo shtëpi ari dhe të gjithë atë pasuri ta shpërndaj në shërbim të fesë islame. Tjetri tha: dëshiroj ta kem të mbushur këtë shtëpi me margaritarë e diamante dhe të gjitha ato ti shpenzojë në rrugë të Allahut.
Posi që të gjithë i shprehën dëshirat dhe aspiratat e tyre, i erdhi radha Omerit, kënaqësia e Allahut qoftë mbi te, dhe ai tha:
Unë dëshirojë që ta kem këtë shtëpi përplot me burra sikur Ebu ubejde ibën Xherrah, Muadh ibën Xhebeli, Salimi, Hudhejfete ibën Jeman dhe të ndihmohem me ta për të ngritur fjalën e Allahut. (Tabekat, 3/413 dhe el-Mustedrek, 3/252).
Mu ki Omer, lavdi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te i habitur nga paaftësia e besimtarëve lutej dhe thoshte:
“O Allah! Ruamë nga qëndresa e të keqit dhe paaftësia e të mirit”.
Për këtë shkak askush prej nesh nuk duhet të pret ndryshimi ti vjen nga angazhimi i tjerëve, porse duhet vet të angazhohet dhe përpiqet për ta ndryshuar gjendjen e tij dhe të jep mundin, të duron në këtë rrugë dhe ti duron presionet që i vijnë nga jashtë.
Secili i ri duhet të angazhohet në mësimin e fesë, jetësimin dhe thirrjen në te. Duhet të angazhohet në mësimin e shkencës dhe bazave kryesore të sajë. Duhet të mësojë zanate me të cilat i zhvillon zejet e vjetra dhe i mban akoma gjallë dhe nëpërmjet kësaj pune siguron furnizim hallall. Duhet të angazhohet me punë të ndryshme fizike me të cilat e shërben komunitetin dhe fiton furnizim hallall dhe mban familjen.
Së fundja të gjithë lodhen, edhe ata që bëjnë mirë edhe ata që bëjnë keq, porse ata që lodhen duke bërë mirë shpërblehen me të mira, kurse ata që lodhen duke bërë keq ndëshkohen me dënime:
“Nëse ndjeni dhembje, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”. (en-Nisa: 104).
Bekir Halimi

TË NGJAJSHME