Rtv Pendimi

Çokollata ju mbron nga rrezet e diellit

Një studim i ri tregon se çokollata mbron nga dielli, por pjesërisht, pasi nuk duhet t’i besoni vetëm një cope çokollate dhe të dilni nën rrezet e diellit pa ngurrim. Sipas Shoqatës Britanike të Dermatologëve, disa ushqime, duke përfshirë edhe çokollatën dhe domaten, sigurojnë një mbrojtje të kufizuar nga dielli.

Në një hulumtim të rriturit, të cilët në baza ditore kanë konsumuar vetëm gjysmë rreshti të çokollatës së zezë, për 12 javë u është nevojitur dy herë më shumë kohë që të skuqen nga dielli sesa atyre, të cilët nuk kanë konsumuar çokollatë.

Por, para se ta hidhni tërësisht kremin për rrezitje duhet të dini se ushqimi siguron vetëm mbrojtje minimale, ashtu që ende duhet të aplikoni krem me faktorë mbrojtës para daljes në diell. Vetëm se tani keni justifikim perfekt që për çdo ditë të hani çokollatë gjatë kësaj vere dhe mund të filloni tani!/ZËRI

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH