Rtv Pendimi

Çorbë me perime e mish

▪ 300 g mish viçi
▪ 2 qepë
▪ 2 karota
▪ 2 finokë
▪ 1 vezë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 2 lugë gjelle thërrime buke
▪ 2 lugë gjelle miell
▪ 1 dl ajkë
▪ 4 lugë gjelle vaj
▪ erëza të përziera, piper i zi

Përgatitja:

1. Qepët dhe karotat pastrohen dhe priten në kube. Finokët gjithashtu pastrohen dhe grihen trash në rende, ndërsa thelpinjtë e hudhrës grihen shumë imët.

2. Në enë të veçantë bashkohen mishi i bluar i viçit, veza dhe thërrimet e bukës. Shtohen erëza sipas shijes dhe të gjitha ngjishen me dorë. Nga masa e përgatitur formësohen toptha të madhësisë së arrës.

3. Në pak vaj kaurdisen qepa dhe hudhra, e pastaj shtohen karotat dhe finokët dhe edhe ato kaurdisen pakëz. Pas kësaj shtohet ujë gradualisht dhe vazhdon zierja.

4. Kur perimet të jenë gjysmë të ziera, shtohen topthat e përgatitur me mish, shtohen edhe erëza sipas shijes dhe zierja vazhdon derisa të zbuten të gjithë përbërësit.

5. Nga fundi i zierjes shtohet përzierja e ftohtë (miell e pak ujë) dhe zihet edhe 5 minuta, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

6. Çorbës së gatshme i shtohet ajkë dhe përzihet mirë. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME