Çuditem me ty!

Çuditem me ty se si sillesh!
Kokën mban lart nga mendjemadhësia.
Çuditem me ty…!
Si nuk ia ke frikën Allahut
Duke ditur që….!
Mendjemadhësia është gjëja më e urryer tek Allahu
E tiii!!!
Ti me ambiciet e tua!
Nga Islami shumë ke devijuar.
Eee po …!
Natyrisht i jep përparësi
Asaj që të kënaq në një moment
Harami ka vlerë për ty
Turp…!
Turp për ty!
Si nuk i jep përparsi farzeve të Zotit tënd
E asaj që Allahu të urdhëroi
Ec me kujdes…!
Kujdes veten tënde!
Ndale atë të mos shkojë afër shkatërrimit.
Mos të mashtrojë ecja e ditëve dhe netëve,
ato janë të njëpasnjëshme.
S’dinë të ndalur.
Mos të mashtrojë forca dhe fuqia jote.
Sepse ti je duke ecur çdo ditë e nga fundi
Dije që pasuria e vërtetë,
?shtë ajo nëse mban besën me Zotin tënd
Nëse të kalon jeta në devotshmëri
Nëse praktikon Islamin me drejtësi
A mendon që ka pasuri më të shtrenjtë sesa kjo
Jo…!!!
Vallahi jo nuk ka…
O ti muslimane,
Shiko veprat e tua
vetëm ato do të sillen para teje
Në ditën e llogarisë
Asgjë s’do të ketë vlerë, asgjë s’do të shpëtojë
Përveç veprave dhe punëve tua, o i mjerë.
Mendoje vdekjen
Mendoje natën e parë të varrit
Mendoji pyetjet që do të bëhen në varr
Mendo se a do të mund t’iu japësh përgjigje
A do të kesh forcë kësaj llogarie ti dalësh mbanë
La Havle ve la kuvete ila bilah.