Çuni 12 vjeçar nga Dragashi, haxhiu më i ri kosovar

Zylfi Krasniqi 12 vjeçar nga Dragashi është haxhiu më i ri nga Kosova që ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite në vigjilje të Kurban Bajramit.

Zylfiu nuk është i vetmi nga familja, por së bashku me prindërit dhe tri motrat iu bashkun shumë besimtarëve myslimanë në pelegrinazhin e haxhit.

Kjo është një video e publikuar nga Hoxha i nderuar nga fshati Zhur, Lulzim Susuri së bashku me haxhiu më të ri kosovar nga fshati Brezne, Zylfi Krasniqi.

 

Haxhi, një obligim për myslimanët e aftë për punë, është një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në botë dhe zakonisht mbledh rreth 2 milionë njerëz në vit.