Dallendyshët po emigrojn

Ka po shkoni bijtë e mi,
Keni humb nepër kurbet,
Merrni gra e merrni fëmijë,
Nuk po pyetni ma për pleq.!

Edhe vitet po kalojn,
Po pret Nëna me duar n’gji,
Sillet plaka nepër shtëpi,
Ku i kam zot fëmijët e mi.!

Ku janë engjëjt si nuk shifen,
Ku janë fëmija si nuk ndihen,
Ku janë lulet mbi dëborë,
Nipa e mbesa po m’harrojn.!

Po pret plaka te oxhaku,
Afër hinit rrinë maçoku,
Zgjarri ndez shknija nuk ka,
Loti i plakës pikon pa nda.!

Ku janë yjet zoti im,
Si nuk vijn n’oxhakun tim,
Ku janë engjëjt perendi,
Si ti puth ti fus në gji.!

Erret nata dalë ngadalë,
Në sabah plaka s’ka dalë,
Paska shkua gjumë me fjet,
Paska shkua nga kjo jetë.!

Vdeku plaka me lotë n’sy,
Nuk i pava bijtë e mi,
Se kurbeti i ka përpi,
U shkri shpirti u ba hi.!

[ Lec Burgaj ]