Aishja r.a tregon se një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) dhe i tha:” O i Dërguari i Allahut! Pasha Allahun, unë të dua ty më shumë se vetën time, ti je më i dashur te unë se familja ime, pasuria ime dhe fëmijët e mi. Kur jam në shtëpi e të kujtoj ty nuk mund të duroj derisa të vij te ti e të shof.
Kur e kujtoj vdekjen time dhe tënden, e kuptoj se ti, kur të hysh në xhenet, do të shoqërohesh me Pejgamberët, e unë nëse hyj në xhenet, kam frikë se nuk do të shoh! Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) nuk iu përgjigj, derisa Xhibrili zbriti me këtë ajet Kuranor, ku Allahu thotë: “E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu; me pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (En-Nisa, 69)
Allahu na bëftë prej atyre që i binden Atij dhe të Dërgurit të Tij!