Kujdesi që nëna tregon pas lindjes, për të porsalindurin e saj nxit zhvillimin e trurit të foshnjës. Prania e saj, vëmendja dhe dashuria e saj konstante ndikojnë pozitivisht në rritjen e qelizave të trurit, formimin e neuroneve dhe rritjen e inteligjencës, pohojnë studiuesit amerikanë të Universitetit të Nju Jorkut.
– Lidhshmëria e natyrshme dhe e hershme e cila përfshinë gjidhënien dhe përqafimin paraqet fazën kyçe në zhvillimin e trurit pas lindjes. Në të vërtetë, lidhshmëria e nënës me fëmijën, drejtpërsëdrejti ndikon në aktivitetin e hershëm të trurit të tij.
Në këtë marrëdhënie të veçantë është me rëndësi të madhe që nëna gjithmonë të shpreh intimitet dhe besnikëri të thellë emocionale ndaj fëmijës së saj, pohon Prof. Dr. Rexhina Salivan.