DEBAT INTERESANT – A janë hoxhallarët e shitur?

Injoranti: “Shumica e hoxhallarëve në Kosovë janë të shitur”.

I mençuri: “Si janë të shitur, kush i ka ble, sa kanë kushtu, si është bë pagesa e tyre?”

Injoranti: “Janë të shitur në Serbi, kështu flitet dhe kështu është”.

I mençuri: “Kjo është akuzë e rëndë, sidoqoftë a ke fakte?”

Injoranti: “Kam ”fakte”, do ta shohësh në vazhdim”.

I mençuri: “Do me thënë vetëm flitet e thuhet, por nuk argumentohet, po sa xhamia dhe hoxhallarë i ka gjithësej Kosova?”

Injoranti: “Nuk e di saktë sa i ka, nuk i vizitoj xhamitë dhe nuk rri me hoxhallarë, por mendoj se janë me qindra”.

I mençuri: “Janë rreth 700 xhami gjithësej në Kosovë, pra janë minimum rreth 700 hoxhallarë (imam), por ka edhe më shumë, po hajt numëromi vetëm 20 hoxhallarë me emra dhe mbiemra, po hajt numëromi vetëm 5 hoxhallarë që mendon që janë të shitur, po hajt vetëm për një më jep ndonjë argument të fortë”.

Injoranti: “Jo s’mund t’i përmendi, nuk rri me ta të thashë, as nuk falem me ta, as nuk i përshëndeti, as nuk ha dhe pi me ta, as nuk shoqërohem me ta, as që e di çka kanë studju, por mediat po thonë se ata janë të shitur, dhe atë mendim e ndaj edhe unë”.

I mençuri: “E ku i ke ato argumente, si guxon t’i akuzosh pa fakte të dashurit e Allahut vetëm se i ke dëgju disa thashetheme nga disa armiq të Islamit dhe disa shpifje nga mediat për ta? A e din se ne para hoxhallarëve jemi sikur pacientat para mjekëve? A e din se nëse një shoqërie ua tërhjekum hoxhallarët, ata shndrrohen në kafshë, sepse populli pa dijetarë vdes?”

“Injoranti: “Deri diku ke të drejt, por nga kush financohen pra?”

I mençuri: “Rrugët e financimit të hoxhallarëve tonë janë rrugë hallall, ata begatohen me të mirat e Allahut dhe shkaqet e furnizimit i kanë të arsyeshme, por nga ti tash kërkoj të ma gjesh një fjalë të një hoxhe që bie në kundërshtim me njërin nga 6219 ajetet në Kur’an, hajde a the kam ”fakte”, urdhëro”.

Injoranti: “Ku ta di unë, ky libër as që gjendet në raftin tim”.

I mençuri: “A nuk e sheh që ti je i keqinformuar, je viktimë e mediave dhe armiqve të Islamit, andaj, freskoje trurin, njihi gjërat e pastaj fol për to si të ka hije, dije se hoxhallarët janë komentuesit e fjalës së Krijuesit, prej kujt po pret ti me ta shpjegu fjalën e Zotit, prej artistëve dhe këngëtarëve a? Jo, ata i ke për skenare, filma dhe nota, ndërsa hoxhallarët të udhëzojnë drejt ligjit të Zotit, ata i ke bartësit e së vërtetës, ata të nxjerrin nga tunelet e errëta dhe të qesin në rrugën e ndriçuar drejt Xhenetit, ata janë modeli i njerëzimit, sepse ata janë trashëguesit e njeriut, të cilit ia pa bota hairin më të madh, Muhamedit alejhi selam, hoxhallarët janë njerëzit më frytdhënës në shoqëri, ata interesin e popullit e qesin para interesit të tyre, por dikush nga injoranca apo inati ndaj tyre i akuzon ata padrejtësisht, mirëpo përderisa janë njerëz, mund edhe të gabojnë nganjëherë, pse ti je i pagabueshëm?”.

Injoranti: “Absolutikisht ke të drejt, pendohem seriozisht dhe sinqerisht, Zoti më faltë, pasna qenë viktimë e mediave dhe armiqëve të Islamit, andaj më trego si të bëhem ithtar i tyre?”

Kështu injoranti u bë i mençur, e kuptoi realitetin dhe më nuk ua sheh sherrin mediave dhe armiqve të Islamit. Lusim Allahun që t’i ruaj dhe t’i shtojë hoxhallarët dhe dijetarët e mirfilltë.