Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË LËNDUARVE

  1. Janë disa kujtime të bukura, që nganjëherë të rikujtohen papritmas dhe të detyrojnë të buzëqeshësh, edhe nëse nuk je në gjendje të mirë shpirtërore.
  2. Patjetër të ndiejmë ngapak dhembje, që të kthjellemi, ngapak të dështojmë, që të mësojmë, ngapak të humbim, që të bëhemi më të fortë! Po disa mësime nga jeta kanë ndikim më të fortë, kur ato shoqërohen nga dhembja!
  3. Metoda më e mirë për t’i mbytur kujtimet është të mundohesh, që të krijosh kujtime më të mira sesa ato!
  4. Sado larg të jesh, nuk i harron kurrë njerëzit që i do!
  5. Atë që nuk e gjej në kohë të pikëllimit tim, nuk e dua as në kohën e gëzimit tim!
  6. Dëshpërimi bëhet katër herë më i madh sesa ajo normalja, kur shkaktari i atij dëshpërimi, është personi që e do nga brendësia e zemrës dhe shpirtit tënd.
  7. Përmallimi i rëndë dhe mendimi i tepërt për një person të caktuar, e bën njeriun që të lidhë çdo gjë që e sheh dhe çdo gjë që e dëgjon brenda ditës me këtë person!
  8. Truri yt ka mundësi t’i kthejë të gjitha situatat dhe rastet e pikëllimit që i ke kaluar nëpër jetë, edhe atë vetëm me përjetimin e një situate ku në të ndihesh i pikëlluar!
  9. Ai që nuk të jep nga koha e vet, mos i sakrifiko ditët për hir të tij!
  10. Mos i shkaktoni dhembje askujt, çdo zemre i mjafton ajo që e ka nga dhembjet!
  11. Ndiej nevojë për një person që e dëgjon gjithë atë që e kam në brendësinë time dhe të më thotë: Nëse të gjithë të braktisin, unë asnjëherë nuk do të të braktisi!
  12. Vuajta dhe u brengosa, u nguta dhe u pendova, më erdhi keq dhe u dëshpërova, humba dhe u dëmtova, madje qaja, por në fund mësova!
  13. Njerëzit që nuk duam t’i harrojmë, janë pikërisht ata që gjithmonë na harrojnë!
  14. Egërsira nuk është çdoherë adresa e zemrave të vdekura, zemrat e mira nganjëherë egërsohen për t’u mbrojtur nga dhembja!
  15. Mos luaj asnjëherë me ndjenjat e të tjerëve, ngase ka mundësi ta fitosh lojën, mirëpo do t’i humbësh ata që i ke përreth për tërë jetën!
  16. Heshtim, atëherë kur nuk gjejmë fjalë, e cila e përshkruan përhapjen e ndjenjave!
  17. Zemra ime, lajmëroji ata se ti nuk je gur! Lajmëroji se edhe ti je zemër si zemrat e njerëzve të tjerë, ndien, do e ndien dhembje dhe çdo gjë lë në të gjurmë!
  18. Përkujdesuni për fshehtësitë tuaja, janë disa që i përhapin ato, që të tjerët të qeshin me ty!
  19. Disa sjellje na shkaktojnë dhembje, mirëpo prapë buzëqeshim nga dashuria që e ndiejmë për atë që na i shkaktoi ato!
  20. Shumë e bukur është të jesh i shtrenjtë tek ai person që i frikohet humbjes sate një ditë prej ditëve!
  21. Pritja më e rëndë, pritja e atij që nuk vjen!
  22. Ka mundësi që distancat mes teje dhe atij që e do të jenë të largëta, mirëpo atë që e skalit zemra nuk e fshin koha!
  23. Vetmia është e këndshme kur e zgjedhim vetë, mirëpo ajo është e egër, kur detyrohemi në të!
  24. Jepjuani atyre që i doni ndjenjën e sigurisë, të gjithë kemi nevojë për të!
  25. Kur pikëllohen ata që i duam, neve na kaplon pikëllimi dy herë, një herë sepse ata janë të mërzitur dhe herën tjetër, sepse jemi të paaftë t’i mbrojmë nga pikëllimi!
  26. Kur ti jeton për t’i bërë të lumtur të tjerët, Allahu do të ta dërgojë ty një person që do të jetojë vetëm për të të bërë ty të lumtur!
  27. Kur e ndien se ke nevojë të vetmohesh pak me veten, kjo nënkupton se e posedon një fjalim që nuk e kupton askush përveç teje!
  28. Jeta ka përfundim, pa marrë parasysh a qeshe apo qave. Për këtë arsye, mos bart brenga që nuk përfiton nga to asgjë!
  29. Ai që nuk përkujdeset për çështjet e tua, nuk përkujdeset edhe për të vetat, prandaj dashuria është e bukur, mirëpo bujaria është edhe më e bukur!
  30. Të jesh i vetëm është më mirë për ty, sesa të ndërtosh marrëdhënie me atë që nuk të meriton!
  31. Kur nuk qajmë nga pikëllimi, kjo nuk do të thotë se i kemi humbur ndjenjat, po mërzitë tona janë shtuar aq shumë sa nuk mundemi të gjejmë lot të barazohen me mërzitë tona, dhe për këtë arsye na mjafton heshtja!
  32. Nganjëherë kemi nevojë të flasim që ta shprehim atë që gjendet brenda nesh, mirëpo, shumë shpejt heshtim, nga fakti se e kemi një parandjenjë se ata që na dëgjojnë, s’do të na kuptojnë!
  33. Njerëzit e mirë, kur ndiejnë dhembje, heshtin!
  34. Nëse e lëndon ndokënd dhe heshtja e tij është e gjatë, ji i bindur se ai të ndëshkon me ndëshkim më të ashpër sesa ndëshkimi i të folurit!
  35. Sa duken ditët të mangëta, atëherë kur mungon personi të cilin do ta kesh prezent për çdo moment!
  36. Nuk pendohem për asgjë që hyri në jetën time, i sinqerti më bëri të lumtur dhe i ligu më dha një përvojë, më i keqi ishte mësim për mua, kurse më i miri, ai nuk më la asnjëherë!
  37. Mos jeto duke e pritur ndokënd, ai që prezencën tënde nuk e konsideron përfitim për të, as mungesën tënde nuk e konsideron humbje për të!
  38. Disa njerëz kanë afat skadimi, dhe nëse vazhdon lidhja jote me ta, ka mundësi të helmohesh!
  39. Që të mos vdesësh dy herë, mos iu kthe atij që të braktisi!
  40. Në thellësinë e çdo njeriu ka dhembje të heshtur!
  41. Kur shikon me zemrën tënde, syve të tu u humbet kuptimi!
  42. Nëse jeta të dha një sebep që të bëri të pikëllohesh, ti jepja njëqind sebepe që të bëhesh i lumtur!
  43. Mos bjer nga sytë e atyre që i do, pa marrë parasysh se çka do të ndodhë, dhe nëse është e nevojshme, kapu për qerpikët e syve të tyre!
  44. Nëse largësia nuk ta shton dashurinë, atëherë ti asnjëherë nuk ke dashuruar me të vërtetë!
  45. Ka mundësi që ai i cili është afër teje të jetë më i largët te ti, e ai që është larg teje të jetë më i afërt te ti, afërsia është me ndjenja e jo me prezencë!
  46. Mos e detyro askënd që të përkujdeset dhe të interesohet për ty, ai që të do me të vërtetë, do të hulumtojë pas teje, ashtu si hulumton pas një gjëje të shtrenjtë, që ka humbur nga ai!
  47. Nëse problemet do të zgjidheshin me ikje, toka do të shndërrohej në planet të braktisur!
  48. Kujdes nga të kapurit për dashurinë e dy llojeve të njerëzve: Një person i cili nuk e respekton prezencën tënde në jetën e tij apo një person i cili nuk të vlerëson!
  49. Kush banon në zemrën time, s’ka mundësi të vdesë në të!
  50. Kur e dashuron një person me sinqeritet, e tëra ajo që të intereson është lumturia e tij, edhe nëse ai nuk është me ty!
  51. Ai që të do, në ty sheh bukuri, që ti nuk e sheh në veten tënde!
  52. Nuk pyet për ty përveçse atij që i mungon, e nuk i mungon, përveçse atij që e ndien zbrazëtirën e madhe pas largimit tënd!
  53. Largohu nga ata njerëz që gjithmonë i tregojnë gabimet e tua!
  54. Mos ia lejo askujt të të bindë se largimi i tij nga ti ishte me arsye, sepse ai që të do sinqerisht, do t’i gjejë me qindra rrugë për të arritur deri te ti!
  55. Mendoj se disa kanë nevojë pak që të injorohen, që ta dinë se sa i mirë ishte përkujdesi ynë ndaj tyre!
  56. Butësia me njerëzit nganjëherë është krim ndaj vetes!
  57. Nëse arma më e fortë që ti e posedon është largimi, atëherë arma ime më e zhvilluar është harresa!
  58. Ka zemra që nuk dinë të urrejnë, sado që u bën padrejtësi dhe ka zemra që nuk dinë të duan, sado që i fisnikëron!
  59. E kam një rregull të thjeshtë në jetë: Ti nuk ke kohë për mua, unë nuk kam vend për ty!
  60. Mos u përkujdes për atë që të injoron, po përkujdesu për atë që i injoron të tjerët për hir tëndin!
  61. Zemrat e mira nuk e harrojnë atë që u përkujdes për to një ditë prej ditëve!
  62. Gabimin më të madh që e bën njeriu është bindja e tij se është i rëndësishëm!
  63. Sytë e harrojnë atë që e kanë parë, mirëpo zemrat nuk i harrojnë ata që i kanë dashur!
  64. Disa njerëz hulumtojnë pas gabimeve të tua, me qëllim që të largohen nga ti, kurse disa të tjerë i mbyllin sytë e tyre para gabimeve të tua, ngase duan të qëndrojnë me ty.
  65. Disa sjellje na shkaktojnë dhembje, mirëpo prapë buzëqeshim nga dashuria për atë që na i shkaktoi ato!
  66. Kur një zemër e do një zemër tjetër, syri nuk e sheh të metën!
  67. Edhe përskaj pikëllimit, mbetet shpresa dhe bindja në Allahun, ajo më e bukura në brendësinë tonë!
  68. Mos e detyro askënd që të përkujdeset për ty e të bëhesh sikurse ai që e ujit pemën artificiale dhe pret nga ajo që të japë fryte!
  69. Ka ndjenja që nuk mundet t’i përshkruajë asnjë fjalë, madje nuk ka hapësirë fare të përshkruhen, përveçse t’i thuash atij që e ke para teje: Eja dhe shikoje dynjanë nga pozita ime!
  70. Janë disa njerëz ku për ta mbetet dashuria në zemrat tona edhe përskaj asaj se ata nuk interesohen për ne!
  71. Largësia nga të dashurit, zemrës i jep dhembje, kurse largësia nga Allahu, zemrën e vdes!
  72. E ke mundësinë të shkruash për pikëllimin tënd me emër të huazuar, mirëpo nuk mund të pikëllohesh me zemër të huazuar!
  73. E bukur është ta injorosh dhembjen e thellë në brendësinë tënde dhe të thuash: Kështu është jeta!
  74. Jemi mësuar ta bartim barrën dhe të durojmë, për këtë arsye të tjerët mendojnë se ne nuk ndiejmë.
  75. Nëse në jetën tënde nuk e ke afër ndonjë njeri të veçantë, mos u mërzit, për arsye se ti ke mundësi të jesh e veçantë në jetën e shumë të tjerëve dhe ti nuk e di.
  76. Nuk ke për ta ndier vlerën e ndokujt, përveçse atëherë kur do ta shohësh zbrazëtirën që e ka lënë në ty pas largimit të tij!
  77. Nga shkaqet e heshtjes në këtë kohë është mungesa e atyre që të kuptojnë!
  78. Nëse do të jetosh i qetë në jetën tënde, largohu nga ata që kur kanë nevojë për ty të gjejnë, e kur ke nevojë për ta nuk i gjen!
  79. Nëse mendjemadhësia jote nuk të lejon të flasësh me mua, ji i sigurt se krenaria ime nuk më lejon mua të pyes për ty!
  80. Ne nuk kemi nevojë për dashuri shtesë, e as për fjalë shtesë, po ajo që kemi nevojë është sinqeriteti në ndjenja, jo më shumë!
  81. Ne nuk mundemi t’i ringjallim lulet që janë tharë, mirëpo e kemi atë mundësi që të mbjellim lule më të bukura sesa ato!
  82. Një zemër që të ka bërë të lumtur një ditë prej ditëve, bëje të lumtur me një lutje që ajo nuk e di!
  83. Mos u pikëllo nëse ndokush të fshin nga jeta e tij, ndoshta nuk i pëlqeu t’i shoqërojë mbretërit dhe vendosi të ecën me ata që janë të njëjtë si ai.
  84. Mos e prit kthimin e atij personi që nuk ka ndërgjegje, se ata që janë me ndërgjegje të vdekur, nuk kthehen!
  85. Sinqeriteti është që të vazhdosh të bësh dua për atë që e do, edhe nëse largohet ai nga ti!
  86. Lëndoje një person me sinqeritet, mirëpo asnjëherë mos e bëj të lumtur me gënjeshtër!
  87. Në zemrën e çdonjërit nga ne ekziston një dhomë e mbyllur, ku frikohemi të trokitet dera e saj, që të mos qajmë!
  88. Koha nuk e ndryshon askënd, po koha e zbulon çdo njeri se si është në realitet!
  89. Dy persona përkujdesen për gjërat më të hollësishme rreth teje: Ai që të do fort dhe ai që të urren fort!
  90. Ai që nuk e kupton heshtjen tënde, nuk do t’i kuptojë as fjalët e tua, e ai që nuk i kupton fjalët e tua nuk ka për t’i respektuar as mendimet e tua!
  91. Nëse e ndien dhembjen, ti je “i gjallë”, e nëse i ndien dhembjet e të tjerëve, atëherë ti je “njeri”!
  92. Ka ndjenja që rëndë është të ndahen me të tjerët, ato si të pastra i ruajmë brenda zemrës, nga frika se ka mundësi të ndoten menjëherë pas daljes së tyre!
  93. Nëse nuk lufton për hir të asaj që e do, mos bërtit nga dhembja që e ndien kur e humb!
  94. Për hir të atij që e duam, e bartim atë që nuk e duam!
  95. Është shumë e bukur t’ia japësh gëzimin tjetrit, edhe pse ti ke nevojë më shumë për të!
  96. Ai që të do me sinqeritet, nuk do të ikën larg që të të lë të vetëm duke e ndier dhembjen e mungesës sate!
  97. Kush interesohet për ty në vazhdimësi, vetëm ai është që e meriton një qosh të posaçëm në zemrën tënde, mos u largo nga ai sido që të ndodhë!
  98. Nganjëherë kemi nevojë për atë që na kupton, para se të na besojë!
  99. Nuk krahasohet dashuria e njerëzve me takimet e tyre të shpeshta, ka njerëz që banojnë nëpër zemra edhe pse takimet me ta janë të rralla!
  100. Nganjëherë ndodh që të qajë në ty çdo gjë, përveç syve të tu!
  101. Kur e di se përgjigjja do të të shkaktojë dhembje, respektoje zemrën tënde dhe harroje pyetjen!
  102. Ai që të do nuk të lë, edhe po të ishe therë mes dy duarve të tij!
  103. Ai që të do, nuk është ai që të sheh për çdo ditë, po ai, i cili hulumton pas teje për çdo ditë!
  104. Respekti dhe përkujdesja janë fshehtësitë e dashurisë, të cilat nuk vdesin!
  105. Shumë nga të heshturit që i ke përreth, ka mundësi të bartin në zemrat e tyre më shumë dashuri për ty, sesa ata që flasin!
  106. Ai që të do sinqerisht, është ai, që në ty i sheh 99 të meta dhe një cilësi të mirë! E do atë të mirën dhe i lë të metat!
  107. Jeta ma mësoi dashurinë, përvojat më mësuan se kë ta dua dhe situatat e ndryshme ma bënë me dije se kush më do!
  108. Nëse arrin sukses në mashtrimin e ndokujt, mos mendo se ai është budalla, por ai kishte besim në ty!
  109. Dielli i shëmbëllen të dashuruarve, vjen dhe shkon pa kërkuar leje dhe atëherë kur ikën e errëson çdo gjë!
  110. Ai që nuk e kupton heshtjen tënde, nuk i kupton as fjalët e tua!
  111. Edhe pse ai/ajo është larg meje, mirëpo ma vjedh gjysmën e ditës duke menduar për të!
  112. Zoti im! Mos më privo nga ata, që lumturia ime është e varur nga prezenca e tyre rreth meje!

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

 

 

Të ngjajshme

MOSTËR NGA TË DREJTAT E MUSLIMANIT NDAJ MUSLIMANIT

Irfan Jahiu

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI QË E MËSON KUR’ANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Irfan Jahiu

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu

TË DREJTAT E RRUGËS DHE ETIKA E SAJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E RISKUT

Irfan Jahiu

QARTËSIMI I SHKAQEVE TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

LUMTURIA

Irfan Jahiu

DHEMBJA

Irfan Jahiu