Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, janë dëgjuar shpërthime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko në postimin në llogarinë e tij në Telegram, deklaroi se mëngjesin e sotëm sërish janë dëgjuar shpërthime në kryeqytet.
“Ka pasur shpërthime përsëri në orët e mëngjesit në Kiev. Të gjitha shërbimet janë në vend në pikën kritike të infrastrukturës në rajonin Desnyan (të Kievit). Më vonë do të jepen më shumë detaje”, tha Klichko.